• |
ide | kryesore

20 vjet burg për ish-oficerin e CIA-s, i dha informacione të klasifikuara një agjenti kinez

Planet



Një ish-oficer i Shërbimit Sekret amerikan “CIA”, 62-vjeçari Kevin Patrick Mallory, është dënuar me 20 vjet burg nën akuzën e dekonspirimit të një informacioni të klasifikuar që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Mallory rezulton të jetë piketuar nga një agjent i Republikës Popullore të Kinës, i cili ka përftuar kështu informacionin sekret që mbulon sferën e të ashtuquajturave “high politics”, politikave parësore të një shteti.

“Ky përfaqëson një rast në një prirje alarmuese kur Kina piketon një ish-oficer të zbulimit amerikan që të tradhëtojë vendin dhe kolegët e tij.”- u shpreh Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm, John Demers.

Në seancën gjyqësore u paraqitën dëshmi që përfshinin pamje filmike të kamerave mbikqyrëse nga një dyqan i kompanisë postare “FedEx” në Leesburg të Virxhinias, ku Mallory shihej duke skanuar dokumentet sekrete.

Qasja tek informacionet sekrete i mundësohej ish-oficerit në sajë të një çertifikate sigurie që e zotëronte nga shërbimi që kish kryer për disa agjenci qeveritare e kompani të tjera që punonin për to.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *