• |
ide | kryesore

Bllokimi/ Messi e lojtarët e tjerë nuk e duan Griezmann tek Barcelona

Sport



Antoine Griezmann duhet të jetë goditja verore e Barcellona, por kur dukej se në momentin e lamtumirës së francezit nga Atletico e ardhmja e tij në Katalonjë ishte e kryer, në orët e fundit situata është kthyer. Dhomat e zhveshjes së Barcellona, në fakt, janë komplet kundër kësaj lëvizje të shoqërisë, duke nisur nga Messi. Sipas asaj që tregon shtypi katalanas, Griezmann është një “person që nuk pëlqehet” nga futbollistët e Barcelonës që nuk garantojnë mikpritjen e yllit të Atletico në rast mbërritje, përkundrazi.

Një situatë e veçantë, që për herë të parë ka vënë kundër, në mënyrë të vendosur, komponentët kryesorë të dhomave të zhveshjes së Barcellona, ndaj vendimeve të merkatos së presidentit Bartomeu, sipas asaj që zbulojnë burime të brendshme për Sport, e përditshmja katalanase shumë pranë dinamikave të blaugrana. Motivet për të cilat Griezmann nuk pëlqehet nga skuadra janë të shumtë.

Para së gjithash, antipatia e lojtarëve kryesorë të Barcellona për francezin, është rritur nga video (“La Decision”) në sezonin e kaluar me të cilën sulmuesi injoronte interesimin e Barcellona për tiu betuar me besnikëri Atletico. Një vendim që erdhi në fakt, pasi disa lojtarë ishin shprehur hapur publikisht kundër ardhjes së tij në Camp Nou.

Një ndjesi e pafalshme që, sipas të përditshmes spanjolle, përjetohet edhe nga Lionel Messi që i ka siguruar shokët se nuk ka patur zë në këtë tratativë, duke shprehur qartë se nuk e ka thërritur ai Griezmann e se nuk e vlerëson në mënyrë të vecantë. Për një pjesë të mirë të dhomave të zhveshjes, Griezmann nuk është tipi i lojtarit për të cilin Barcellona ka nevojë në këtë moment për tu përforcuar, duke u shprehur në favor të lojtarëve si De Jong e De Ligt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *