• |
ide | kryesore

Ç’ndodh pas mureve të zyrës së Ramës/ Agaçi dhe Bizhga dy kryeministrat në hije

Arkiva, Kryesore



Ditën e enjte në mbrëmje syri i gazetarëve që u përballën me kryeministrin në “Opinion-in” e Blendi Fevziut kapi një fenomen që nuk ishte vënë re më parë. Porsa moderatori lajmëroi ndërprerjen për një hapsirë publicitare, në studio u fut Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, juristi Engjëll Agaçi, i cili i përshpërinte në vesh shefit të tij. Këtë punë që rëndom e bënte drejtori i shtypit, Endri Fuga, gjithnjë i kudondodhur në intervistat e kreut të qeverisë, tani po e kryente eminenca gri e tij.

Askush nuk mund të vinte bast se ajo që ndodhte të enjten pas kuintave të studios së Klan, lidhej me një punë konkrete të asaj dite, apo kishte të bënte me ndonjë spostim në hierarkinë e kabinetit kryeministror.

Megjithatë të gjithë janë të bindur, se dita ditës, Engjëll Agaçi po bëhet gjithnjë e më i pushtetshëm në vendimmarjen e qeverisë.

“Që pas ndryshimeve të fundit në kabinet, ku u larguan Gjiknuri, Ahmetaj dhe Bushati, frenat i kanë marë në dorë dy njerëz: Agaçi dhe Vali Bizhga” tha për Lapsi.al, një burim që insistoi në ruajtjen e anonimatit.

Ky binom i përbërë nga, Agaçi një ish avokat që ka ushtruar për shumë vite profesionin në Itali, ku dhe u lidh me administartën socialiste, pas një gjyqi që Fatos Nano zhvilloi përtej Adriatikut, dhe Vali Bizhgës që i ka ndejtur Ramës pranë që në kohet e hershme të bashkisë së Tiranës, i ngjan dyshes Doktor Jekyll dhe Mister Hyde.

I pari mban fort fijet që lidhin pushtetin me biznesin. Ai është shpesh prezent në drekat që Rama shtron me oligarkët dhe bosët e mediave. Ai është në djeni të pothuajse të gjiha kërkesave të tyre ekonomike. Pushteti i tij po rritet ndjeshëm pasi aktualisht ai po inventarizon edhe të gjitha pasuritë në bregdet, në kuadrin e Korporatës së Investimeve që pritet të ngrihet për ti dhënë pa garë tokat dhe pronat bublike biznesmenëve të mëdhenj vendas. “Vetëm ky fakt dhe dëshmitë se ai ka filluar kontaktet me njerëz të kësaj fushe për identifikimin e pronave në jug, tregon se ç’pushtet po akumulon ai”, këmbëngul burimi i Lapsi.al.

Në anën tjetër, Vali Bizhga, nuk ka lidhje me botën okulte, por ajo gëzon besimin gati symbyllur të Ramës. Ajo më shumë ruan lidhjet me ministrat e rinj, të cilët nuk kanë shansin të trokasin drejtpërdrejt në zyrën e shefit të tyre. Eshtë ajo që i pret në kryeministri, i dëgjon dhe i jep shpesh herë zgjidhje për dilemat e tyre. Kjo grua e fortë, të cilën jeta e ka bërë të përballojë sfida tejet më të rënda sesa ato me të cilat të përplas pushteti, është bërë në një farë mënyre diga, që disa nga oligarkët më të fuqishëm të mos i zgjidhinin punët me administratën duke anashkaluar Edi Ramën.

“Ndryshimet qeveritare të janarit patën edhe këtë qëllim-thotë burimi ynë-. Disa nga ministrat që u larguan kishin krijuar lidhje të drejtëpërdrejtë me klientët e shefit dhe e vinin atë para faktit të kryer. Prandaj ai i hoqi qafe ata duke i zëvendësuar me figura thuajse anonime, pa lidhje të drejtëpërdrejta me botën e biznesit të madh”. Kjo i ka tronditur disi disa biznesmenë të mëdhej që patën ndërtuar një shtet brenda shtetit, natyrisht me bekimin e Ramës.

Pikërisht për këtë qarkullon një anekdodë në rrethin e thashethemeve të sferave të larta qeveritare. Një nga këta biznesmenë, duke mos ditur se cilët ishin ministrat e rinj që do të vendoseshin në janar, mori kuturu në telefon, disa deputetë një natë pra shpalljes, duke i thënë: “Urime, fola me shefin nesër në asamble do dëgjosh emrin si anëtare qeverie”.

Po ti shikoni filmimet e asaj dite Blerina Gjylameti, që ishte njëra nga ato që e ngriti celularin, qe veshur dhe kapardisur si ministre e re. Vetëm kur nuk iu lexua emri ajo e kuptoi që pati rënë pre e shakasë djallzore të oligarkut”, thotë burimi ynë.

Pikërisht mbi këtë skuadër ministrash të rinj-, që zëvendësoi ata që guxuan ta nxjerrin këmbën nga rrethi që u vizatoi Rama-, vigjëlon Vali Bizhga.

Një nga anëtaret e reja të kabinetit e cila u informua vetëm nga TV se do të ishte në qeveri, i ka thënë një tjetër burimi të Lapsi.al se në katër muaj ajo nuk e ka takuar asnjëherë kokë më kokë Edi Ramën. “E kam të pamundur ta takoj pavarësisht se sa e rëndësishme është biseda që kam” ka rrëfyer ajo.

Nga e njëjta shpërfillje po vuan edhe zëvendësi nervoz i shefit të gjatë, Erion Braçe. Pavarësisht se e emëroi zv kryeministër, Rama po e trajton atë njësoj si paraardhësja Senida Mesi. Ai nuk ka asnjë kompetecë dhe me pëjashtim të ndonjë tubimi publik nuk ka mundësi të kontaktojë me Ramën brenda mureve të kryeministrisë. “Praditen e 16 majit, Braçe na mblodhi në një takim bashkë me një pjesë drejtorësh të rëndësishëm në administratë. Filloi të çirrej e të bërtiste siç e ka zakon. Por, pavarësisht se ne ruanim seriozitetin, prisnim me padurim sa të mbaront ajo shfaqe. Ne e dimim që nuk kishte ç’të na bënte përpos bezdisjes” tregoi për Lapsi.al një nënpunës i lartë i administratës.

Përveç, faktit që Rama e ka pasur gjithnjë në stilin e tij drejtimin në shpërfillje të hierarkisë institucionale, kjo gjë i është thelluar shumë më tepër muajt e fundit duke deleguar gjithnjë e më shumë pushtet në duart e Engjëll Agaçit dhe Vali Bizhgës. “Ka dy faktorë për këtë: i pari ka të bëjë me mungesën e rrespektit që ai ka për ministrat anonimë që ka caktuar vetë. Ai nuk ka nerva të merret me ta. Dhe e dyta ka të bëjë më krizën politike në vend. Rama ka hequr dorë nga ndjekja e punëve të përditshme. Ato e lodhin dhe e nervozojnë. Ai ka një preokupim të vetëm si të gjejë një mënyrë të re për të futur në kurth Lulin, qoftë me joshje, qoftë me para, sepse Monikën nuk e merr seriozisht. Ai po mendon vetëm për këtë dhe të tentosh ti tërheqësh vëmendjen për projekte apo investime është si ti flasësh në esperanto” thotë burimi i Lapsi.al.

Të njëtën gjë pohon pak a shumë edhe një biznesmen që arriti një muaj e gjysëm më parë të futej më në fund në zyrën e kryeministrit, për ti folur për një projekt në infrastrukturë. “Ishte tentativa e dytë. Ma kishin caktuar një takim edhe më parë, por mu shty minutën e fundit se më thanë që i kishte shkuar në zyrë fizioterapisti, pasi  e kishte kapur një dhimbje e papërballueshme e hernies. Hera e dytë qe e duhura. Më priti mirë, më tërhoqën vëmendjen topat e basketbollit që mbante mbi një varse rrobash të drunjtë dhe më uli në karrige pexhiglasi përballë tij. Por nga 35 minuta që ndejta aty vetëm 7 minuta folëm për idenë që do ti propozoja. Pjesa tjetër kaloi me historira dhe humor miqësor” konfesoi ai për Lapsi.al.

Pikërisht ky padurim, ezaurim dhe lodhje nervore, të kombinuara me ankthin për fatin politik dhe personal të socialistëve kanë bërë që Edi Rama të lëshojë pafundësisht vendimmarrje në duart e dy njerëzve më të pushtetshëm të momentit: Vali Bizhgës dhe Engjëll Agaçit. Për pjesën më të madhe të problemeve, ata janë kryeministrat në hije të pazgjedhur të Shqipërisë. E kjo ka bërë që bashkë me fuqinë e madhe, ata të akumulojnë mërinë dhe zilinë e shumë hierarkëve të PS që po shohin dita ditës të ngrihet përpara tyre edhe një mur që i ndan nga pushteti i Edi Ramës.  

©Lapsi.al



31 Comments

  1. Studio e Agacit ne Rome ka punuar per Bechetin. pas ngjarjes me stupid dhe te papergjegjjshme qe ka prodhuar ndonje krye minister ndonjehere, sic ishte sulmi personal ndaj agon, qendron mendja dhe garancite qe i dha juristi Agaci.

  2. Le te bejne ‘qejf’ edhe pak. Me vone badgke me shefin do e shohin driten e diellit vetem dy here ne dite. Plehra.

  3. ‘…..thote burimi i lapsit’

    Hahahahaha. Po cburim zeza o ska burim kto jane vete sajimet qr ben lapsi meqe ska lajme tjeter

    1. ”’ tha për Lapsi.al, një burim që insistoi në ruajtjen e anonimatit. ””

  4. Ka vetem nje te pavertete. Rama nuk ia ka deleguar valit dhe agacit. Thjrsjt nuk i behet vone. Ai punon non stop si tia punoje opozites dhe aspak te qeverrise. Rama nuk qeverris. Thjesht e adhuron kryeministrin si post. Eshte nje qaraman arrogant ne pushtet. Ne nje parti dhe qeveri me anonime ai duket si rockstar.
    Cfare perversiteti!

  5. tirona edi roma ,kur shkon ne varrim vesh atlete e qitjonka.tirona edi roma merr shum gjylpona te vjetra edhe te njoma mjer tirona.

  6. Asgje anornale! Cdo diktator ka nevoje per njerezit e besueshem dhe sidomos per grupe armiqesore.
    Enveri, Berisha, Rama……

  7. Shkrim per masturbim javor te skifterve te salihut ne bodrumet e shqupit,nje shkrim I diktuar nga vete salihu

  8. Haloperidolin prodhim austriak e perdor dashnori yt salih prej 45 vjetesh o rrotkari Sajmir ceceni I vogel I salihut

  9. Byth grisur i Ripjerdhjes se shkerdhyer qe nga viti 44. Imagjinojeni se sa te langarisura i kan vrimat keta prostituta Ruse.

  10. ja dhe kjo komunistja. ore si ka mundesi qe vetem komunistat jane te pasur ne shqiperi ? nuk ju ben fare pershtypje e rilindas ? kot nuk ja ka vene emrin “rilindje”. komunista bythqirosha, festuat sot ?

  11. Artikull me idiot se ky nuk kam lexuuar me tere periudhen post komuniste.
    Gjithsesi zagaret nuk munguan te lehin edhe pse jame i bindur qe kane lexuar vetem titullin.

  12. Dhe pak dite prisni. Do habiteni gjithe, cfare do shohim te rilindja e rivdekur. Ora e se drejtes po afron, keta do shkojne ne burg, tek ai burgu qe e ndertuan vete per kategori vip. O sa e dhimshme do jete

  13. Dhe pak dite prisni. Do habiteni gjithe, cfare do shohim te rilindja e rivdekur. Ora e se drejtes po afron, keta do shkojne ne burg, tek ai burgu qe e ndertuan vete per kategori vip. O sa e dhimshme do jete

  14. Vazhdon masturbimi I ceceneve shpellarave skiftere cetniket te salihut me nje shkrim alla shkullak qe kete grup I ben te ndjehen mire nga masturbimi,sot ne darke bashkohuni me bythelepirsit Stalin zigur xixa fax juri byroisti I pd merni dhe pederastet e pd bardhi sali anji bocin per nje orgji me rastin e festes se gejve,kenaquni kodoshet e Kopilit salih Bisturia

  15. Cdo politikan/ceo kompanie dhe aq me teper nje kryeminister ka nje staf qe e suporton…. u desh opinioni i te enjtes qe gazetari investigativ i ketij artikulli ta mesonte kete gje ?!!! ..ndersa persa i perket burimit nuk jep asnje fakt, vetem mendime (deri diku konspirative per te mos thene okulte)… nje portal serioz nuk do shkruante nje artikull te tille duke cituar burime anonime, mund ti jepte mundesine te shkruante nje editorial duke perdorur emer arti. I ruanit faqen vetes dhe i jepnit anonimit shkelqimin qe meriton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *