• |
ide | kryesore

Ermal dhe Ariana Fejzullahu në pritje të fëmijës së katërt

Paparazzi, Slider



Me rastin e ditëlindjes së saj sot, Ariana Fejzullahu ka zbuluar barkun e rrumbullaksour.
Bashkëshortja e Ermal Fejzullahut është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të katërt me këngëtarin.
Në foton e publikuar, fashionista shfaqet e veshur me një fund ngjyrë nude që i tregon lehtësisht barkun e rrumbullakosur. Ariana besohet të jetë në 3-mujorin e dytë të shtatzënisë dhe sërish shfaqet në super formë.

Në këtë ditë të veçantë ajo ka marrë edhe një urim nga gjysma e saj më e mirë, Ermali. Ky i fundit i ka bërë një dedikim të përzemërt partneres, të cilën e quan “gruan më të mrekullueshme që ka njohur!”
“Ndodh si sot që unë të bie në kujtime dhe kuptoj, që jam njeriu më me fat , sepse kam ndarë jetën me gruan më të mrekullueshme që kam njohur. Urime ditëlindjen …”, shkruan Ermali.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *