• |
ide | kryesore

Gafa/ Romeo Beckham luan me të atin… me mbathjet e Arsenal

Sport



Rikthim në të shkuarën për David Beckham: ish-ylli i futbollit është kthyer të veshë këpucët për të luajtur me djemtë e tij në Loftus Road. “Spice Boy”, së bashku me djemtë Brooklyn, Romeo e Cruz, është fotografuar në fushën e Queen’s Park Rangers me fanellën e re të Manchester United, e inspiruar nga skuadra fituese e 1999 tek e cila bënte pjesë. E megjithatë, edhe në këtë rast, tifozët kanë gjetur motivin të qeshin: atyre që ishin të kujdesshëm nuk i ka shpëtuar një detaj me shumë rëndësi. Ajo që i ka bërë të diskutojnë është veshja e Romeos, mbathjet sportive të të cilit kanë në mënyrë evidente logon e Arsenal.

Asnjë nga fëmijët e Beckham nuk ka ndjekur gjurmët e të atit në futbollin profesionist, por duket se Romeo është shumë i zoti në tenis. Problemi është se tani, për të gjithë mbështetësit e United, Romeo është përcaktuar si tifoz i Arsenal. “Mbathjet sportive të gabuara” kanë shkaktuar polemika, sepse i janë bashkuar një fanelle ndaj të cilës tifozët e Red Devils janë shumë të lidhur. Fanella e re e United veshur nga familja Beckham, i bën respektin sezonit 1998-99, kur skuadra e Sir Alex Ferguson fitoi “Tripletën” me fitimin e Premier League, FA Cup e Champions

Kritikat ndaj Romeo, me shumë mundësi, derivojnë nga raporti jo idilik mes tifozëve të United e trashëgimtarëve të ish-numrit 7. Në të shkuarën, në qendër të polemikave përfundoi Brooklyn, djali tjetër i David, kur në moshën 15 vjecare firmosi me Gunners, duke refuzuar Chelsea e United. Një vit më parë edhe Romeo, vëllai i Brooklyn, firmosi me Arsenal, pa harruar se Cruz, djali i tretë, është një tifoz i madh i londinezëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *