• |
ide | kryesore

Ish-trajnerët e Milan janë fitues me Juventus: Në 2014 gati e mori pankinën, tani Mihajlovic është favoriti

Sport



Që kur Juventus ka njoftuar zyrtarisht fundin e raportit me Massimiliano Allegri, është një garë e vërtetë për pankinën prestigjoze, në kohën kur media tenton të zbulojë pasuesin e teknikut toskan. Në orët e fundit janë shfaqur shumë emra: nga më të pabesueshmit si Mourinho e Conte (pranë Inter), tek më të dëshiruarit (që kushtojnë) si Guardiola e Pochettino, pa harruar Deschamps, por është vetëm një teknik mes kandidatëve që duket për momentin në avantazh ndaj të tjerëve, e bëhet fjalë për Sinisa Mihajlovic.

Trajneri aktual i Bolonjës, që arriti ti shpëtojë felsinei me një finale sezoni të jashtëzakonshëm, mund të mos duket profili ideal për të synuar Champions League, por presidenti i bardhezinjve, Andrea Agnelli, e vlerëson shumë e në të kaluarën ishte gati ta merrte.

Në 2014, Miha ishte në pankinën e Sampdoria e në prill mori telefonatën e Beppe Marotta, që pasi kuptoi se Conte nuk do të qendronte me bardhezinjtë, informoi teknikun serb për interesimin e Zonjës së Vjetër. Disa ditë më pas, Mihajlovic u takua në residencën e Andrea Agnelli, në Mandria, ku iu komunikua në Juventus ishte i interesuar për të zëvendësuar Conte me të. Sinisa pranoi, palët gjetën akordin për një dyvjecar me opsionin për të tretin kur Conte të largohej zyrtarisht. Vetëm se atëherë ish-tekniku ndryshoi mendje dhe qendroi në Torino, duke bllokuar ardhjen e Mihajlovic.

Disa kohë më parë, serbi e tregoi vetë historinë në një intervistë për Gazzetta dello Sport: “Juventus më thërriti në vitin e fundit të Conte, shkova në rezidencën e Agnelli me Marotta e Nedved. Ishte gjithcka e kryer. Por në fund Conte vendosi të qendronte. Dha dorëheqjen pas dy muajsh. Unë qendrova tek Samp e në Torino shkoi Allegri…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *