• |
ide | kryesore

Itali/ Kapet në flagrancë duke shkëmbyer kokainë, në pranga 36-vjeçari shqiptar

Lajme, Të fundit



Policia italiane në Chietti ka arrestuar në flagrancë shtetasin shqiptar me iniciale C.L., 36 vjeç, gjatë shkëmbimit të lëndës narkotike të llojit “kokainë” me një person ende të paidentifikuar.

Gjatë kontrollit fizik, 36-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 85 gram kokainë dhe një thikë.

Në javën e ardhshme, pritet të caktohet masa e sigurisë për shqiptarin e ndaluar. Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin e personit të dytë, i cili mendohet të ketë patur rolin e furnizuesit të drogës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *