• |
ide | kryesore

Mes Romës e Champions futen shtyllat: vetëm 0-0 kundër Sassuolo

Sport



Nën reshjet e shiut, shtyllat e goditur në pjesën e dytë nga Dzeko e Kluivert, ndaluan Romën të mbante gjallë shpresat për një pozicionim në zonën Champions League për sezonin e ardhshëm. Ranieri kapet me rastet e humbura dhe golin e anulluar Fazio në fund të ndeshjes, por ndërkohë dështimi i sezonit bëhet edhe më i madh.

Një shtyllë e Dzeko në minutën e 60’, një tjetër goditur në mënyrë rokamboleske nga Kluivert e lanë Roma pa fitore në shtëpinë e Sassuolo, në një sfidë të përfunduar 0-0: një barazim që komplikon keq planet për kualifikimin në Champions League, kur tani për skuadrën e Ranieri mbeten 90’ deri në fund të kampionatit. Shumë raste të shpenzuara nga miqtë, mbi të gjitha El Shaaraëy e Cristante në pjesën e dytë, përpara golit të anulluar Fazios në minutën e 93’ për një pozicion jashtë loje. E nesër rivalet direkte mund të shkëputen, ndërsa në javën e fundit Roma do të luajë në shtëpi kundër Parma.

Cagliari shpëton, Genoa rrezikon. Përfundon në barazim 1-1, edhe sfida në Marassi: një rezultat që i dhuron shpëtimin sardëve e që detyron skuadrën e Prandelli të varet nga rezultatet e Empolit. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 40’ të pjesës së parë me Pavoletti, ndërsa Genoa barazoi një minutë nga fundi falë penalltisë së Criscito, akorduar nga Valeri, pasi u konsultua me VAR, për një prekje me dorë të Bradaric.

Italy – Serie A

Udinese 3 – 2 SPAL
Genoa 1 – 1 Cagliari
Sassuolo 0 – 0 Roma



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *