• |
ide | kryesore

Mesazhi i Bashës nga parlamenti britanik: Nuk ka zgjedhje pa shkëputur lidhjet e krimit me politikën

Lajme, Të fundit



Në një dalje publike pas takimit të zhvilluar në parlamentin britanik, kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka përsëritur mesazhin dhe kërkesat e opozitës së bashkuar për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe për krjimin e një qeverie tranzitore që do të garantonte mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Zgjedhjet e diktuara nga krimi janë rrënja e krizës, sepse kanë prodhuar një parlament të diktuar nga krimi dhe jo nga vota e shqiptarëve. Politikanet që janë kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet e 2017-ës, duhet të ndëshkohen dhe jo të promovohen. Pa shkëputur lidhjet e krimit me politikën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Largimi i qeverisë dhe kryeministrit të kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin për të shkatërruar procesin zgjedhor të 2017 dhe krijimi i një qeverie tranzitore janë mënyra e vetme për zgjidhjen politike të krizës.” –  është shprehur Basha pas vizitës në “Ëestminster”.

Kryedemokrati Basha dhe delegacioni shoqërues, i përbërë nga kreu i Partisë Republikane (PR), Fatmir Mediu dhe ish-deputetët, Aldo Bumçi dhe Xhemal Gjunkshi, zhvilluan një takim me kryesuesit e grupit parlamentar bipartizan për Shqipërinë në legjislativin britanik, deputetët John Grogan dhe Martin Vickers. Sipas informacioneve të komunikuara nga zyra e shtypit e selisë blu, në fokus të diskutimeve gjatë takimit ishin shkaqet e krizës politike në Shqipëri, si edhe mungesa e hallkave funksionale dhe të pavarura të gjyqësorit.

Delegacioni opozitar ka zhvilluar edhe një takim në Dhomën e Lordëve me Peter Bowness-in, zv.presidenti i Asmblesë Parlamentare të OSBE-së dhe njëherësh anëtar i Dhomës së Lordëve në Parlamentin Britanik.



4 Comments

  1. Ky kerkon ndonje zyrtar neper koridoret e parlamentit I fut nga nje foto ja dergon lapsit dhe kujton se eshte akoma viti 94 kur shqiptaret e hanin sapunin per djathe,sot jemi ne shekullin e ri or lulu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *