• |
ide | kryesore

Nata finale, Jonida Maliqi elektrizon skenën e Eurosong

Lajme



Në kulmin e emocioneve të Finales së Madhe, këngëtarja Shqiptare ka performuar këngën e saj në skenën e Eurovizion 2019, duke dhuruar një performacë elektrizuese dhe na rrënqethi me interpertimin e saj.

Këngëtarja dukej e mrekullueshme, ndërsa kishte ruajtur të njëjtin look, ku dukej si ilire e veshur me fustanin e zi me filigranë ari dhe që përfaqëson më së miri etnikën shqiptare.

Edhe skenografia ishte gjithashtu e njëjtë me interpretimin e këngëtares gjatë natës së dytë të festivalit, me drita kuq e zi ndërsa Jonida qëndronte në mes të një rrethi zjarri.

Kënga e Jonida Maliqit është vlerësuar maksimalisht edhe nga publiku, ndërsa tani na mbetet të persim se si do të rendidtemi në festivalin e këtij viti./panorama

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *