• |
ide | kryesore

“Nuk n’a vjen keq për Liverpool”: De Bruyne vazhdon ngacmimet për titullin në Premier

Sport



Manchester City-Liverpool vazhdon me fjalë. Kevin De Bruyne në fakt në një intervistë të dhënë për Sky Sports ka pranuar se nuk ndjen asnjë keqardhje që Reds humbën titullin përsëri. Ndoshta duhet të jetë kështu, me Citizens që mbyllën kampionatin me një pikë më shumë, por sigurisht xhentilesa në të shprehur mund të ishte shfaqur në fjalët e belgut.

“Ishte një sforco e madhe, por do të thotë se në fund ishim më të mirë se ata – theksoi mesfushori, që një pjesë të mirë të sezonit e humbi për shkak dëmtimi -. Nuk më vjen keq për ata, sepse nuk mendoj se atyre do t’i vinte keq për ne në të njëjtën situatë, nuk besoj se askush nuk ndihet i dëshpëruar për mënyrën si u eleminuam ne nga Champions League. Mund ti kuptoj ndjenjat e tyre, por të të vijë keq për ta ndoshta është e tepruar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *