• |
ide | kryesore

Pankina të nxehta në Europa. Sarri e Kovac në ‘fije të perit’, drejt ikjes Pochettino?

Sport



Vendimi për divorc mes Allegri e Juventus ka ndezur kërkimet për zëvendësuesin në pankinën e kampionëve të Italisë, por edhe në Europa ka shumë situata të hapura, në pankina të rëndësishme. Në pritje të konsumimit të ndeshjeve të fundit të sezonit, apo finaleve europiane apo të kupave kombëtare, pritet një reaksion zinxhir që mund të ridizenjojë hartën e teknikëve për sezonin e ardhshëm.

Pep Guardiola shihet si emri i mundshëm për pankinën e Juventus, por tekniku katalanas prej tre vjetësh në pankinën e City, në konferencë për shtyp ka mohuar një lëvizje të mundshme: “Kam dy vjet kontratë dhe nuk do të lëviz”. Por spanjolli ka lënë një dërë hapur: “Në futboll gjërat ndryshojnë shpejt…”. Në anën tjetër të Manchester, United ishte shumë i sigurtë, deri para disa javësh, për qendrimin e Ole Gunnar Solskjaer, që në mars firmosi për tre sezone me Djajtë e Kuq. Situata në Old Trafford nuk është më aq optimiste, pas rezultateve të fundi, që i kushtuan edhe prezencën në Champions sezonin e ardhshëm United. Nyjet kryesore përfaqësohen nga qendrimi i Sarri tek Chelsea, gjithnjë kontradiktor me tifozët dhe Abramovich, e nga e ardhmja e Pochettino me Tottenham. Tekniku i Spurs është përfolur për një kalim tek Juventus, por përpara finales së Champions (1° qershor) vështirë të kuptohet ndonjë gjë.

Në Madrid Zinedine Zidane duhet të vazhdojë të ndërtojë Real Madrid, ndërsa Cholo Simeone që ka rinovuar me Atletico Madrid deri në 2022, ka dalë praktikisht jashtë orbitës merkato. Krejt tjetër situata tek Barcellona, ku Valverde ka përfunduar në qendër të kritikave, pas eleminimit të papritur në Champions, duke i lejuar Liverpool super përmbysjen, ashtu si i ndodhi një vit më parë kundër Romës. Do të mësohet më shumë pas finales së Kupës së Mbretit në 25 maj (kundër Valencia). Ndërkohë, presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu ka provuar të qetësojë ujërat: “Tekniku ka suportin tim e atë të gjithë ambjentit: është trajneri që duam”.

Një tjetër skuadër e madhe e destinuar të ndryshojë është Bayern Mynich: Nico Kovac nuk ka më besimin e bavarezëve, edhe pse mund ta mbyllë sezonin me sukseset në kampionat e në Kupën Kombëtare (finale kundër Leipzig). Një emër që mund ta zëvendësojë është ai i Mark van Bommel, trajneri aktual i Psv dhe ish-mesfushor i Bayern. Nuk ka shkuar asgjë mirë, por në Francë duket se Tuchel do të mbijetojë në Paris. Al-Khelaifi nuk po përgatit asnjë ndryshim tek PSG me shpresën se sezonin i ardhshëm do të jetë ai i duhuri për Champions.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *