• |
ide | kryesore

Patozi i përgjigjet akuzave të PD-së: Lefter Koka ka firmosur për kandidimin e Bindjes Demokratike në zgjedhje (Dokumenti)

Lajme, Të fundit



Nga Astrit Patozi

E vetmja gjë që e mban në këmbë për të mos ikur me vrap, si tek protesta e fundit, partinë e vetëdjegur të Lulzim Bashës është urrejtja dhe meraku që ka për BINDJEN DEMOKRATIKE. Në fakt, ne ua kuptojmë hallin, por nuk i ndihmojmë dot. E vetmja punë që ata bëjnë qysh nga data e krijimit të forcës sonë politike është që të na ndjekin dhe përgjojnë, për çdo fjalë që themi dhe çdo veprim që bëjmë, por ne nuk shqetësohemi fare nga kjo. Përkundrazi, e konsiderojmë reklamë falas për një parti të re. Sot paskan shpikur që kandidatët tanë qenkan të paligjshëm, sepse nuk u mbështeskan nga një mandat deputeti në të paktën 6 muajt e fundit.

Sqarojmë publikun se BINDJA DEMOKRATIKE mbështetet jo nga një, por nga firmat e dy deputetëve për të garuar dhe kandiduar në gjithë Shqipërinë. Ata janë zotërinjtë Lefter Koka dhe Andi Përmeti, dhe për këtë ekziston e gjithë praktika e depozituar në KQZ. Më poshtë, fotokopja e shkresës së protokolluar.

Por përgjuesit tanë të palodhur bëjnë sikur nuk e kanë parë këtë dhe flasin për paligjshmëri. Dhe që ta mbledhin mendjen një herë e mirë e mos të lodhen kot, duke u përpjekur çdo ditë të na kapin në gabim, po u themi sot se BINDJA DEMOKRATIKE i ka kapur të gjitha afatet dhe detyrimet ligjore për të konkurruar në 26 bashki me kandidatë për kryetar dhe në rreth 55 të tilla për lista këshilli. Madje në shumë raste ne kemi pasur edhe firmat e qytetarëve të disa bashkive, përvec atyre të deputetëve, të cilat ishin kriter i mjaftueshëm, sipas ligjit.

Si përfundim, i ftojmë që të qetësohen ata që kanë zgjedhur të na ndjekin ne, e të mos hyjnë vetë në zgjedhje. Ata nuk do të na pengojnë dot kurrë që ne të marrim pjesë dhe të garojmë në procesin e pandalshëm të 30 qershorit.



5 Comments

  1. Ne gjuhen time je nje cape apo lagore,ta them letrarce qe ta kuptosh je nje zagar i pashoq ti peshtyve atje ku hengre,tradhetove idealet qe te ngriten,nuk jam demokrat apo socialist skam parti me japin neveri se nuk bejne asnjehere ato qe premtojne vetem te genjejne dine ne te njejtin kazan muti bejni pjese te gjithe,por ju tradhetaret jeni me te ndyre dhe te paskrupullt se te tjeret.

  2. Kete do presesh nga politikanet qe jane bixhosçinj profesioniste.Per para shesin nderin dhe bythen e tyre.Ju lutem mos u merrni me me keta mostra.

  3. Tani, Patozi beri 4 vjet(2013-2017) pershtypje ne parlament duke sulmuar specifikisht LSI. Tani regjistrohet me firmen e nje deputeti te LSI. Cfare e nxjerr ky akt Patozin? Thjesht nje demokrat te inatosur. Kjo eshte e mjaftueshme per te thyer xhamat e selise se PD, jo per te krijuar nje parti te re . Gjej ide, njerez, dhe per hir te zotit gjej nje sigel tjeter se le nam!

  4. Patozi(palloshi) nji njeri i pa ftyr aj do perfundoj si partia e Ben (bythlepirsi )Blushi i cili dilte e shante drogaxbiun nga mjesi e deri ne dark po ne fshehtesi takohej me Drogaxhiun por ne zgjedhje mori nji nga mat gjatin,pastaj i gjeti vend pune ne kanalin e top boles .Pallosh edhe ty i njejti fat te pret po ty pun nuk tegjen drogaxhiu veq ,ndoshta te mer roje ne surrel kur te ket takim me evis rroshin e erjon velin kur kan seanc treshe se helbete edhe ti i till je Kavajas,pusht,mosmirnjohes spiun ete gjitha flliqesit

    ne surrel per roje kur te ket takim me elvis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *