• |
ide | kryesore

Shfuqizimi i programit “Obama” për imigrantët, Gjykata Federale e Apelit kundër Trump

Planet



Gjykata Federale e Apelit ka marrë një vendim kundër administratës Trump lidhur me përpjekjen për t’i dhënë fund një programi “tutelues” të imigrantëve të rinj (DACA), të ndërmarrë nga paraardhësi i tij, Barack Obama. Sipas instancës së Apelit, është vepruar në mënyrë “arbitrare dhe kapriçioze” duke shkelur statusin federal, kur u kërkua të shfuqizohej programi për deportimin e fëmijëve të sjellë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga prindërit e tyre.

Trupa gjykuese përbëhej nga tre anëtarë dhe vendimi u mor me miratimin e vetëm dy prej tyre. Gjykata e Lartë po shqyrton ankimimin e administratës Trump ndaj vendimeve të gjykatave të një shkalle më të ulët, që gjithashtu urdhëruan që “DACA” të qëndrojë në fuqi.

Në rastin që Gjykata e Lartë vendos të pranojë ankimimin e ekipit aktual të Shtëpisë së Bardhë, vendimi i formës përfundimtare mbi këtë çështje është parashikuar të merret vitin e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *