• |
ide | kryesore

Shpërndanin kokainë dhe kanabis, 4 të arrestuar në Tiranë

Lajme, Të fundit



Policia ka vënë në pranga 4 persona që shpërndanin kokainë e kanabis. Arrestimet u bënë gjatë dy operacioneve antidroge në Tiranë.

Ndërsa u proceduan penalisht dy persona.

Operacioni i koduar “ORËT E VONA”- Policia raporton se mori informacione në rrugë operative se në rrugën “Sulejman Delvina” në një lokal ‘Bar kafe’, persona të ndryshëm e frekuentonin duke pirë e shpërndarë lëndë narkotike.

Gjatë kontrolloit në ambjentet e lokalit, që ishte marrë me qera dhe menaxhohej shtetasi A. B., u gjetën dhe sekuestruan 12 doza të dyshuara me lëndë narkotike kokainë.

“Në momentin e kontrollit në lokal ndodheshin shtetasit me iniciale A.B., A.K., E.M. dhe A.D., të cilët u shoqëruan në polici. Në përfundim të veprimeve u arrestuan shtetasit me inciale E.M., A.K., A.B., dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A.D, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza kokainë, 4 aparate celular dhe 1 automjet,”-raportoi policia.

Në pranga ranë:

-A.B., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge” .

-A.K., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, person me precedent të theksuar kriminal për lëndë narkotike, vjedhje, krime kundër personit dhe për armbajtje pa leje.

-E.M., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, person me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve.

Ndërsa u procedua në gjendje të lirë menaxheri i lokalit, 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallzim Krimi”.

Operacioni dytë -Ndërsa gjatë operacionit të dytë u kap në flagrancë në Laprakë shtetasi me iniciale L.B., të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në trup i është gjetur një sasi lënde narkotike “Cannabis Sativa”.

“Pas një hetimi u bë i mundur identifikimi i personit, që i shiti këtë sasi lënde narkotike shtetasit L.B., dhe ai është 21-vjeçari me iniciale R.T., lindur në Tiranë , i dënuar më parë për “Vjedhje ”,”-raporton policia. “Shtetasi R.T, në momentin e shoqërimit për në ambjentet e komisariatit të policisë kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë duke i detyruar këta të fundit të bëjnë shoqërimin forcërisht të tij.”

Në përfundim të veprimeve u arrestua 21-vjeçari për veprën penale ”Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “ Mosbindja ndaj urdhërit të punojësit të policisë të rendit publik “. Atij ju sekuestruan edhe një shumë lekësh të dyshuara si të përfituara nga shtija e lëndës narkotike.

Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit L.B, për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet në ngarkim të shtetasëve të mësipërm do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *