• |
ide | kryesore

Siguria ushqimore, AKU bllokon në kufi 42 viça të importuar nga Serbia

Lajme, Të fundit



Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, njëkohësisht me intensifikimin e kontrolleve në terren, vijon të kontrollojë me rigorozitet çdo ngarkesë me mallra ushqimor që hyn në territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet Pikave të Inspektimit Kufitar.

Nga kontrollet e ushtruara me date 17 maj 2019 rezulton se ngarkesa me kafshë të gjalla të ardhura nga Serbia (42 krerë viça për therje) në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë u kontrollua për përputhshmërinë me kërkesat ligjore për masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së Dermatozës Nodulare siç përcaktohen në Urdhrin Nr. 526, date 20.10.2016.

Referuar parashikimeve të këtij urdhri dhe në bashkëpunim me shërbimin veterinar rajonal, AKU vendosi mbajtjen e këtyre kafshëve të gjalla në regjim karantinor (21 ditë) përpara se të futen në proces therje.

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimin vijon pandërprerë kontrollet për të siguruar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të konsumatorëve, si dhe shprehet e vendosur për të mos toleruar asnjë shkelje të ligjit në dëm të jetës së konsumatorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *