• |
ide | kryesore

Tensionet SHBA-Iran, kompanitë ajrore: Fluturimet mbi Gjirin Persik paraqesin rrezik

Planet



Tensionet në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, kanë marrë përmasa të paparashikura. Në një njoftim këshillimor nga Administrata e Aviacionit Federal, paralajmërohet për një rrezik mosidentifikimi të avionëve komercialë të SHBA-ve që përdorin vijën ajrore mbi ujërat e Gjirit Persik. “Paralajmërimi vjen si pasojë e shtimit të aktivitetit ushtarak dhe rritjes së tensioneve politike në rajon.”- shkruhet mes të tjerash në njoftim.

Marrëdhënia SHBA-Iran është tendosur ditëve të fundit, kohë gjatë të cilës është krijuar edhe premisa e një konflikti të mundshëm ushtarak. Tërheqja e SHBA-ve nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore e vitit 2015, ka shtyrë Iranin të paralajmërojë pezullimin e angazhimeve kryesore që i parashtroheshin me karakter detyrues.

Qëllimi i marrëveshjes bërthamore ishte frenimi i ambicieve dhe reduktimi i kacatitetit bërthamor të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *