• |
ide | kryesore

Vangjush Dako thirret në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen “339”

Lajme, Të fundit

Vangjush Dako, kreu i Bashkisë së Durrësit, është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka dhënë dëshminë mbi “Dosjen 339”, që ka të bëjë me përgjimet për dyshimet lidhur me shitblerjen e votës në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në qershor të vitit 2017.

Ditën e sotme është refuzuar kërkesa për lirim e Altin Avdylit, të njihur ndryshe si “Niçja”, i cili ka mbetur në arrest me burg. Mësohet se kryebashkiaku Dako është marrë në pyetje në cilësinë e personit që është në dijeni, ditën e enjte nga ora 15 deri në orën 20.

Gjatë seancës së drejtuar nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi janë marrë në pyetje edhe drejtues të tjerë lokalë. Janë zbardhur mjaft përgjime, ndërkohë që siç ka bërë me dije kryeprokurorja Arta Marku, 700 CD kanë mbetur të pazbardhura.

Hetimet janë regjistruar për një sërë veprash penale, që variojnë nga trafiku i drogës e deri tek manipulimi i zgjedhjeve. Në përgjime kanë dalë edhe emra gjyqtarësh dhe prokurorësh.

 

16 Comments

  1. “Pse, ça t’keqe ka t’flasesh n’telefon me trafikante? Pastaj ça t’keqe ka t’jesh durrsak torrolak iher’!????”

  2. Ja pse paska qene Arta Marlu te kryeministri.
    Do e therrasin gjer ne qershor me shprese per negociatat. Po u shtyne per ne shtator ma hengri karin Gjushi

  3. Do shikoni emra prokuroresh e gjygjtaresh te sektit berishjan ne drejtesi dhe disa emra te rendesishem nga bota e droges afer pd se dosja 339 nuk ka vetem pergjime per zgjedhjet por dhe kush I ndihmonte politikisht keto banda,por neser cecene mos thoni qe keto nuk jane te verteta,si e ka zakon salihu,dhe ju pas tij

    1. Ty o pidh motre o cendrifuga meroqepaze kush je, duhet te te kete shkershyer motren ndonje cecen ne ndonje stepe Rusie…..

  4. Beni nje kthim pas dhe shikoni miqte me te mire te edvin rames :Adrian Klosi-iku ne deshperimin e te tmerrshem pasi edvini e braktisi !Koço Kokedhima,ndanin gjera pafund bashke,ja futi keqas dhe shikoje sot !!!Ben Blushi,i cili me ndihmen e tij aboslute erdhi si kryetar i PS-se,e flaku si legen jashte saj !Sajmir Tahirin,i cili per hir te vertetes e ka çuar perdore ne PS (sipas rames kjo)dhe ka punuar pafund per te,e implikoi ne njemije e nje pislliqe e krime dhe nuk la ta futin ne burg,deri tani te pakten !Radhen e pati tani,Vangjushi miku i madh i Rames ,mafiozi i vjedhjes se votave ne Durres dhe me gjere !!!Nuk duhet te leme pa kujtuar dhe Tom Doshin !Ervis,Ervin Roshi !Edmond Prengen!E ka bere pabesisht edhe me Noken e Lezhes,e futi ne burg si legen e te tjere si keta !!!!Bilanci ,qe nuk kujtohet asnje eshte tmerr i vertete !Rama burre,asnje veti per te qene i tille nuk ka !!!!E komandon Dritan Dajti nga burgu !!!!!

  5. Tota, që të jesh i paanshëm bëj kthim pas edhe për Berishën dhe na i shkruaj ku ndodhen ish bashkëpunëtorët e tij.

  6. Emri I tij I vertete eshte o rrotKari qe dashuron salihun kaq shume,por ti je mesuar me emrin e ri qe udb serbe I vuri dhe pseudonimin Bisturia,e verteta ju dhemb shume ju ceceneve e shpellareve

      1. Mos e rruj karin vllai! Tani qe ka ardh agaci dhe do ndryshojne edhe kodet. Ne vend te saliu do thone ai qe na qiu, se ka dhe rime.

  7. Artur e ke gabim shume !Ndryshimi i madhe eshte se 90% e atyre qe citova me lart jane kontigjent krimi !Berisha as edhe nje te vetem nuk ka,mund ta thoni !Keni 6 vite ne pushtet dhe asgje nga Fronti juaj fajin e ka Saliu ?!?!?!?!?!?!?!?!

  8. Unë nuk jam në pushtet dhe nuk mbrojta njeri, por të thash tregohu i paanshëm dhe flit për të dy krahët. Po them dy emra meqenëse të ngel merak, Bashkim Gazidede, Agim Shehu, por me siguri të gjithë ju që lexoni ktu mund të thoni shumë emra të tjerë.

  9. Artur,
    Gazidede dhe Agim Shehu kane 22 vjet qe kane ikur dhe ti akoma merresh me ata. Sistemet dhe qeverite prandaj nderrohen qe te largohen tipa si Gazidede, Rama and Co, prandaj mos fol si e ema Zeqos maje thanes por behu realist. Vertet ata kane qene njerez negative por kjo sdo te thote qe ti perdoresh per kundrapeshe dhe justifikim per poshtersite qe po ben Kadriu jot i madherishem. Ai dhe nje pjese e mire e politkaneve jane bere milionere pa punuar asnje dite ne jeten e tyre ndersa ju rrini e lehni neper portale dhe kenaqeni me “arritjet” imagjinare te udheheqesve legjendare. Ka ardhuer koha per nje revolucion si ai i partise 5 Yje ne itali dhe per pastrimin e asaj pjese te korruptuar te politikes se arnautistanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu