• |
ide | kryesore

Video/ City bën historinë, 6-0 ndaj Watford: skuadra e parë që fiton të gjithë trofetë në Angli

Sport, Video



Manchester City fiton FA Cup për herë të gjashtë në histori. Në Wembley Watford është shkatërruar 6-0, në një ndeshje që pak ngjante me finale. Hornets shkuan pranë avantazhit me Pereyra, por City kalon frikën dhe merr kryesimin me David Silva në të 26’, përpara se të dyfishonte Sterling në minutën e 39′. Në pjesën e dytë Bruyne (61′) rrumbullakos rezultatin, Gabriel Jesus (68′) e dy herë të tjera Sterling (81′ e 87′) kompletojnë shifrat. Citizens janë skuadra e parë angleze që arrin en-plein të trofeve kombëtare: katër në katër.

Anglia që tmerroi Europën me katër skuadra në dy finale, dominohet plotësisht nga Manchester City. Skuadra e Guardiola fiton edhe FA Cup dhe e bën në mënyrën e saj: duke shkatërruar konkurencën. Watford turpërohet 6-0. Pas Community Shield, Kupës së Lega e Premier League, Citizens bëjnë katër trofe në katër të mundshëm në Angli.

Në fërshëllimën e fundit të një ndeshje të dominuar plotësisht, shpërtheu festa për një skuadër që komandon futbollin e ishullit, por që ka gjithnjë njollën e përhershme: në Europë është eleminuar përsëri në cerekfinale. E si për ta patur më të rëndë, pikërisht nga një skuadër angleze.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *