• |
ide | kryesore

Video-skandali që tronditi koalicionin qeveritar në Austri, dorëhiqet Zv.kancelari

Planet, Të fundit



Elita politike dhe opinioni publik në Austri janë trandur nga skandali i një materiali filmik të publikuar së fundmi, ku zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache, shfaq gatishmërinë për t’i siguruar një oligarkeje ruse mbështetje për tendera publikë, në cilësinë e kreut të Partisë së Lirë (FPÖ). Komprementimi i Strache-s, parashikohej nëse FPÖ-ja do të ishte pjesë e formacionit qeverisës pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, në këmbim të mbështetjes financiare.

Pas publikimit të videos, mësohet se zëvendëskancelari Strache i ka paraqitur dorëheqjen kancelarit austriak, Sebastian Kurz, drejtues i partisë konservatore, ÖVP-së.  Po ashtu, Strache ka dorëzuar edhe postin e kreut të FPÖ-së. Në këto orë që kanë pasur dorëheqjen e Strachë-s, qarkullojnë hipoteza se pasuesi i tij i mundshëm është kandidati i dikurshëm për president nga radhët e FPÖ-së, Norbert Hofer.

Videoja që u shpërnda  nga prestigjiozet “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung”, tregon për ambicien e oligarkes ruse për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë, “Kronen Zeitung”, me qëllim që të mbështeste FPÖ-në në peridhën paraelektorale. Organi i akuzës ka nisur hetimet për çështjen në fjalë.



2 Comments

  1. E dime qe abuzimi nuk u shpik ne Shqiperi, por e keqja eshte se ketu nuk u ndeshkua kurre. Meqe ra fjala, ne shqiperi nje bisede te tille nuk do t’a degjoje kurre se eshte aq e vetekuptueshme sa as nuk ia vlen t’a bejne rilindesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *