• |
ide | kryesore

Vula 400-vjeçare zhduket në Arkivën e Shtetit, nisin hetimet

Lajme, Të fundit



Sipas burimeve nga Prokuroria, lidhur me ngjarjen e zhdukjes së vulës 400 vjeçare, janë pyetur në cilësinë e personit që kanë dijeni për veprën penale 15 shtetas.

Është bërë vendimi i ekspertimit dhe së bashku me një patrullë Policie dhe një pjesëtar të stafit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, fermani i Manastirit të Kamenës është dërguar pranë Laboratorit të Drejtorisë së Policisë Shkencore, ku dhe është bërë ekspertimi nga eksperti përkatës për të përcaktuar nëse penjtë që mbanin vulën janë prerë me mjet mprehës apo janë këputur si pasojë e kohezionit.

Fermani është kthyer sërish pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe aktualisht pritet akti i ekspertimit.

Megjithëse të gjitha rrethanat flasin për një vjedhje të organizuar, nisur edhe nga fakti se një ditë para se të zhdukej objekti, kamerat ishin fikur.

Duke qenë se kamera e brendshme në godinë ka rezultuar e fikur, pritet të bëhet edhe ekspertimi mbi serverin e kamerave, për të përcaktuar mënyrën sesi është fikur serveri, por edhe për të nxjerrë detaje të tjera që mund të jenë me shumë vlerë për hetimin.



7 Comments

  1. Sulltani yne vodhi 40milion euro nji dore, “humbi” 200milion neper arbitrazhe e as behet fjale per hetime. Hilaqim na hum vula sulltanit katragjysh i erdoganit dhe hetime sa hap e mbyl syte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *