• |
ide | kryesore

Zgjedhjet qendrore në Australi, kryeministri Scott Morrison konfirmohet në detyrë

Planet



Koalicioni konservator qeveritar në Australi arriti të fitonte përkundër pritshmërive zgjedhjet e përgjithshme kundrejt partive opozitare të qendrës së majtë. Në daljen publike pas daljes së rezultateve paraprake të votimeve, kryeministri Scott Morrison, e komentoi fitoren dhe rikonfirmimin tij për herë të tretë në detyrë  duke hequr paralele me lindjen e vajzave të tij, Abbey-t, 11 vjeç dhe Lily-t, 9 vjeç, të cilat kanë ardhur në jetë përmes metodës in-vitro, pas përpjekjeve pa sukses për 14 vjet për shtatzani natyrale. “Kam besuar gjithnjë në mrekulli. Jam këtu me tre mrekullitë më të mëdha të jetës sime dhe sonte kemi arritur një tjetër mrekulli.”- 51-vjeçari përkarahësve ndërsa shpalli fitoren.

Udhëheqësi i opozitës, Bill Shorten, dha dorëheqjen nga Partia e Punës pas 6 vjetësh në krye të saj. “Jam i zhgënjyer për njerëzit që varen nga partia jonë, por unë jam i kënaqur që bëmë atë çfarë ishte e drejtë, jo atë që ishte më e lehtë.”- u shpreh Shorten duke pranuar humbjen.

Teksa pritet që të përfundojë procesi i numërimit të votave të dielën, projeksionet tregojnë për formimin e një qeverie të pakicës, e cila ka qenë lloji i kabinetit Australian që prej kur konservatorët larguan nga detyra kryeministrin, Malcolm Turnbull-in, që u pasua nga Scott Morrison-in, pas një lufte të brendshme për pushtet në gushtin e kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *