• |
ide | kryesore

Zidane kërcënon Real Madrid: “Vendimet i marr unë, përndryshe iki”

Sport



Real Madrid po përgatitet të përballojë ndeshjen e fundit të sezonit të tij shkatërrimtar e përpara sfidës me Betis Sevilla ka folur tekniku, Zinedine Zidane, që në konferencë për shtyp u përqendrua në programet për sezonin e ardhshëm e ka lënë të hapur edhe një lamtumirë të papritur: “Nëse nuk mund të bëj atë që dua me skuadrën time, atëherë po iki”.

“Mesazhi është i qartë, është ndeshja e fundit e duam të përshëndesim tifozët me një ndeshje të mirë e një fitore -ka deklaruar trajneri francez – Ishte një vit i komplikuar e po mendojmë për të ardhmen, për ti treguar tifozëve se do të kthehemi me entuziazëm për ti bërë përsëri krenar për skuadrën e tyre”.

Pastaj diskutimi për rinovimin e skuadrës në vigjilje të vitit të ardhshëm: “Vendimet më takojnë mua. Kjo është e qartë si uji, unë jam trajneri e do të bëj gjithnjë si ta mendoj, përndryshe do largohem”.



1 Comment

  1. Po po. Merrni Mbape Hazard Neymar Ronaldo Mesi etj dhe dilni kampione. Edhe ver llapa e ben me mire.
    Champions liga duhet mbyllur. Stop shitblrjes se lojtareve. Degjeneron futbollin e paster sic kishte Bayern Ajax Liverpul me lojtare vendeas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *