• |
ide | kryesore

Bulqizë/ Çfarë fshihej pas helmimit të 160 banorëve

Lajme, Të fundit



Rrethuar nga malet, Bulqiza nuk vuan për burime ujore, por ditët e fundit shumë banorë po vuajnë për ujë të pijshëm. Është fjala për lagjen e sipërme të qytetit, aty ku 160 persona u helmuan dhe përfunduan në spital, në fillim të Majit. Dyshimet e para, por dhe sot e kësaj dite lidhen me ujin e pijshëm.

Ka dyshime që uji mund të jetë kontaminuar nga agjentë fiziko–kimikë;  nga përdorimi i dinamitit apo i sasive të karbitit që si pasojë e reshjeve kanë kulluar dhe janë bashkuar me ujin e pijshëm, shkruan tvklan.

Drejtuesit e Ujësjellësit të Bulqizës, nuk kanë ende një  përgjigje, ndërsa drejtori i DSHP i fajëson se  nuk është marrë asnjë masë alternative.

Aktualisht nuk ka më raste që shkojnë në spital me shenjat e helmimit, por frika mbetet dhe banoret nuk e konsumojnë ujin që vjen në çezmat e tyre.



5 Comments

  1. Media me e lodhur ne bot ne Shqipri eshte. Si ka mundesi qe te jen vet mediat qe dalin ne rezultate dhe krijojne panik e alarme pa pasur iden as te analizave,as te situates,madje madje pa shkuar fare ne terren. Di vetem te them qe situata nuk ka qen e nuk eshte fare sic jepet ne media. Turp. Kur ka alarm,fshihet cdo gje,e ku nuk ka asgje behet alarm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *