• |
ide | kryesore

Detajet/ Kush është kosovari i kërkuar nga Gjermania që fshihej në Tiranë (FOTO+VIDEO)

Lajme, Të fundit



Një 23-vjeçar me origjinë nga Kosova, por i lindur në Gjermani u arrestua këtë të diel në Tiranë pasi rezultonte në kërkim nga Interpoli. Shkëlqim Kastrati rezulton i përfshirë në një tentativë vrasje në 15 dhjetor të vitit 2017 në një diskotekë në Donaueschingen të Gjermanisë.

Pas ngjarjes, i riu 21 vjeç në atë kohë, u arratis, ndërsa prokuroria vuri një shumë prej 2500 eurosh shpërblim për ata që jepnin informacion. Kastrati u përfshi në një sherr në një disko e cila ndodhet në një zonë industriale në Donaueschingen.

Pasi nuk u lejua në diskotekë për shkak se kishte “urdhër” ndalimi, Kastrati i njohur edhe si “Kimi”, qëlloi me armë në drejtim të një prej anëtarëve të stafit të sigurisë. Kjo i shkaktoi një plagë të rëndë personit të plagosur, i cili iu nënshtrua edhe një operacioni.

Menjëherë pas ngjarjes, i riu u largua duke i shpëtuar arrestimit. Dyshimet e para, flisnin se ai mund të ishte në zonën e Ulm, por kërkimet e mëvonshme në apartamente në qendër të qytetit të martën e 19 dhjetorit 2017, ishin të pasuksesshme. Edhe pas dy muajsh nga ngjarja, kërkimet për të rezultuan të pasuksesshme.

Këtë të diel ai u kap në një lagje pranë qendrës së Tiranës ku jetonte në shtëpi me qera të marrë në Rrugën e Durrësit nga një miku i tij. Në banesë u gjet edhe një person tjetër i dënuar më parë trafik të drogave të forta në Zvicër. Në pranga u vu edhe personi që kishte marrë shtëpinë me qera ku u gjetën edhe një armë pa leje dhe një sasi kanabisi. ©LAPSI.al

60729255_446942705872223_8631286262247981056_n



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *