• |
ide | kryesore

Detajet/ Si i justifikoi Dako përgjimet me “Niçen” përpara prokurorëve

Kryesore, Lajme



“I njoh Avdylajt, por nuk u kam kërkuar të paguajnë për të blerë vota!”. Ka qenë kjo pak a shumë përgjigja e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në seancën maratonë pasditen e së enjtes javën e kaluar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Burime të lapsi.al thanë se prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi e kanë pyetur hollësisht për të gjithë personat që shfaqen në dosjen “e famshme” 339. Në fakt ky hetim është veçuar nga Dosja 339 që në maj të vitit 2017 duke hapur një çështje të re të quajtur 339/1.

Ky hetim u veçua pas daljes së përgjimeve të famshme të Dakos me “Niçen” e Shijakut (Altin Avdyli) që tashmë ndodhet në qeli i akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar të trafikut të drogës dhe tjetërsimit të pronave në bregdet. Por burimet e rezervuara në organin e akuzës thanë se pas zbardhjes së mbi 70 CD-ve ku ka përgjime telefonike të zyrtarëve të tjerë të lartë.

Lexo edhe: Dosja sekrete e përgjimeve/ Vangjush Dako, “Xhuxhi” për të cilin flasin trafikantët?

Gjatë javës që u mbyll, derën e qelqtë të prokurorisë së Krimeve të Rënda e kanë kaluar edhe persona të tjerë të lidhur me dosjen 339, të gjithë pjesë e shtabit elektoral të Vangjush Dakos në zgjedhjet e 2017-ës.
Në rrëfimin e tij prej 5-orësh të së enjtes Vangjush Dako ka treguar si është njohur me vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj, me te cilët ka folur para dhe pas zgjedhjeve. “Qytetari i parë” i Durrësit mësohet se ka mohuar të ketë dijeni mbi blerjen e votave.

Por si i justifikon përgjimet për votat?

Të njëjtat burime thanë se Dako ka sqaruar se persona të ndryshëm “mund tu kenë ofruar para votuesve, por ai nuk qenë në dijeni apo për më tepër ta ketë aprovuar këtë gjë”. Në përgjimet e bëra publike deri tani Vangjush Dako është regjistruar vetëm disa herë duke folur me Altin Avdylin, i njohur ndryshe si “Niçja” ndërsa në një përgjim të dytë del “Niçja” dhe një tjetër person ku del hapur dhe qartë se bëhej fjalë për blerje votash. Lexoni më poshtë:

BISEDA 1

Vangjush Dako: Niçe si je? I bëre gati letrat
Niçe: Po kryetar i bëra
Vangjush Dako: Çoji te vendi se është bërë gati
Niçe: Faleminderit kryetar

BISEDA 2

11 shkurt 2017

 

Altin Avdyli: Ne me atë shokun jemi tuj hangër bukë, me Gjushin. Të hanën e patëm lanë të vish me e taku, megjithatë po e takoj me babën tat, Isakun.
I panjohur: Shife vetë o burrë, nuk ka problem, se vij unë nuk ka problem.
Altin Avdyli: Jemi me Astritin, të hanën e kemi lënë. Jemi te Maxhestiku me Gjushin t’u hangër një drekë.

BISEDA 3
20 shkurt 2017

Niçja: Hë Gjushi?
Vangjush Dako: Hë Niçe
Niçja: Hë vlla
Vangjush Dako: Hë se jam duke fol me atë, mos e ki merak, çke ti, o nesër…këto ditë do ta mbaroj unë mos e ki merak?
Niçja: E të lutem
Vangjush Dako: Ik pa merak

BISEDA 4
27 qershor 2017

Niçja: Hë kryetar, hë vllai.
Vangjush Dako: Niçe, ku je?
Niçja: Këtu vërdallë…
Vangjush: Ku është Astriti?
Niçja: Ka lëviz një çikë.
Vangjush Dako: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?
Niçja: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?
Vangjush Dako: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.
Niçja: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj… Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një
Vangjush Dako: Po mirë mo mirë, por doja ta takoja…kanë pi ato.
Niçja: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!
Vangjush Dako: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…

BISEDA 5
24 qershor 2017

Niçja: Të marr unë se jam me rob pra…
xxx 30804 (Te paidentifikuar) – Alo, ça po bën?
Niçja: Të marr unë se jam me rob të thashë!
xxx 30804 (Te paidentifikuar) Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?
Niçja– Jo! Jo! Jo!
xxx 30804 (Te paidentifikuar) Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu… po deshe…
Niçja: …mirë…
xxx 30804 (Te paidentifikuar)– 6 veta janë!
Niçja: Hajt se të marr unë!
xxx 30804(Te paidentifikuar)– Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të votojnë

Të njëjtat burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë se pas zbardhjes së përgjimeve të reja ka pasur të dhëna të vlefshme të cilat mund t’i japin një tjetër rrjedhë hetimit. ©LAPSI.al



14 Comments

  1. Gjusho ngushellou me faktin se nuk je vetem. Edhe po perfundove brenda do kesh shoqeri te mire dhe te vjeter.

  2. @@@Burime konfidencjale të lapsi.al thanë se…. ‘@@@ dhe hopaaa e hapi thesin e rrenave ( imagjinates ) lapsi ..

    O kara .. eshte marre ne pyetje tek krimet e renda.. ku asgje nuk del jasht dyerve te saj.
    Kurse keta anal-istat e lapsit .. .. po kerkojne ushqimin e rradhes per gomeret.

  3. Po mos tju vije kaq keq per dakon, di jete zinxhir sh i gjate. Do fedtojne bashke ke biruca.
    Rilindja , Edvin Erdogan Kristaq putin Aneta Ramistanit.????

  4. Po mos tju vije kaq keq per dakon, di jete zinxhir sh i gjate. Do fedtojne bashke ke biruca.
    Rilindja , Edvin Erdogan Kristaq putin Aneta Ramistanit.????.

  5. Po mos tju vije kaq keq per dakon, di jete zinxhir sh i gjate. Do fedtojne bashke ke biruca.
    Rilindja , Edvin Erdogan Kristaq putin Aneta Ramistanit.????.?

  6. O gjush akullorja avash avash do fillosh te shkrihesh nga i “nxehti”. Mos u merzit se rama nuk do ti ngopi vetem ty te gjitha….. Problem do kesh kaushin o xhuxh

  7. si rama policve kur u tha dilni mblidhni vota.dhe dihet ke ka rama polic ter mutin e shqiperis siq beri deputet krejt vrasesit,trafikantet,prverset,perdhunuesit,hajnat etj.nga qenefi ne qenef qelbsir edvin rama e muti enver.kerkon bllokun e ilir hajnit merr e thith ngjal e pall te metes.

  8. Vangjushi përfaqëson fytyrën e pafytyrë të shtetit të Rilindjes. Modeli i tij ekziston kudo: nga Veriu në Jug, nga Shukriu te Gjushi e Rroshi. Kemi edhe ministra si puna e këtyre, pa harruar edhe dosjen 184, ku permendet kapoja. Ky stan i rilindjes, këtë qelbësirë bulmeti ka. Mjerë ai që mashtrohet dhe e ha! E keni gabim. ndoshta më ngatrroni me ndonjë tjetër. Unë nuk po postoj shpesh, por rrallë she shkurt. Nëse keni ndonjë problem tjetër që ju shqetëson, ma thoni dhe ju lëmë në shoqërinë e rilindasve. Say helo to everybady!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *