• |
ide | kryesore

Fshehu dënimin me burg, Selami Jenisheri rrezikon mandatin e deputetit

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenisheri rrezikon mandatin e deputetit, vetëm pak ditë pasi u betua në Kuvend.

Ai vjen nga lista e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës dhe kur i erdhi thirrja nga KQZ, ai dorëzoi formularin e dekriminalizimit dhe këtë të enjte mori mandatin. Por News 24 ka zbuluar se Selami Jenisheri rrezikon ta humbë sërish mandatin pasi ka gënjyer në deklarimet e bëra në formularin e dekriminalizimit. Ai është dënuar me 8 muaj burg nga gjykata e Shkodrës në vitin 2001 për akuzën e mashtrim, vendim të cilin e ka apeluar në gjykatën e lartë dhe kjo e fundit ka lënë në fuqi dënimin.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Deklarata e deputetit të ri: Kalova me Ylli Rakipin një nga netët më të lumtura të jetës (VIDEO) 

Megjithëse ka një vendim të formës së prerë, në formularin e dekriminalizimit, Jenisheri thotë se nuk ka qenë në asnjë rast i dënuar si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Tashmë topi i kalon seksionit të dekriminalizimit në prokurorinë e përgjithshme dhe më pas komisionit qendror të zgjedhjeve. Kreu i partisë së pensionistëve shqiptarë, Selami Jenisheri me shumë mundësi do të jetë deputeti që qëndroi më pak në sallën e parlamentit.



8 Comments

    1. Akoma beson se udheheqesit e partive jane edhe kontrollore cilesie?! Thjesht i numerojne me koke, si bageti, sa ju mbushet lista. Me pas i fusin nje te paketuar, dhe drejt e ne KQZ. 🙂

  1. rreth edvin qelbsires te perbashuar me nje deshir e nje qellim ,qe ter mutet e shqipris fundrina rama do i han deri ne amshim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *