• |
ide | kryesore

I shpallur në kërkim për trafik droge, merr fund arratia e shkodranit

Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës vuri në pranga ditën e sotme një 30-vjeçar të shpallur në kërkim për prodhim të lëndëve narkotike, ndërsa gjykata kishte dhënë dënim në mungesë për të me 5 vite burg.

Gjykata e Apelit të Shkodrës kishte dhënë vendim të formës së prerë me 5 vite dënim për Valentin Gjeloshin më datë 13 mars të këtij viti.

Çfarë thotë policia

Kapet dhe ndalohet nga Policia e Shkodrës një person i shpallur në kërkim kombëtarë, i denuar me 5 vite burg nga Gjykata Shkodrës. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në baze të informacione të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim

Valentin Gjeloshi, 30 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër, Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin e formës së prerë Nr.98, datë 13.03.2019, e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitja e narkotikëve ‘’, e kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *