• |
ide | kryesore

Juventus e ka zgjedhur trajnerin e ri: Paratici ka kryer takimin e parë…

Sport



E shtuna ka qenë dita e madhe e Massimiliano Allegri, që ka përshëndetur i përlotur skuadrën, klubin dhe tifozët, në konferencën për shtyp, pas pesë vitesh të mbushura me fitore. Por Juventus nuk mund të ketë luksin të ndalet dhe të pengojë tratativat për trajnerin e ri, i cili do të ulet në pankinën bardhezi. Sipas asaj që raporton Corriere della Sera, drejtori sportiv Fabio Paratici, që pas lamtumirës së Beppe Marotta është në komandë të të gjithë operacioneve të klubit kampion të Italisë, ka takuar në Piacenza trajnerin e Lazio, Simone Inzaghi.

Trajneri bardhekaltër është zgjedhja e tij e parë dhe fitorja si jo favorit i Kupës së Italisë ka rritur statusin e tij, duke bërë të ngrihet indeksi i tij përpara të gjithëve në garën për pankinën. Inzaghi është edhe më i lehti për t’u arritur, duke marrë në konsideratë emrat e mëdhenj në listën e drejtuesve bardhezi, por është për t’u bindur pronari Claudio Lotito, që në një intervistë është shprehur kështu: “Nëse do të më kërkonte të shkonte tek Juventus? Do të më dhembte zemra, nuk do ta ketë kuptuar kurrë se cfare lloj raporti kam unë”.

Nga Franca ka ardhur Jo e parë, nga ish-tekniku Didier Deschamps, që kërkon të qendrojë në krye të Kombëtares franceze të paktën edhe për Euro 2020. Maurizio Sarri dhe Maurizio Pochettino pëlqehen, por për momentin mbeten pezull: palët duhet të zhvillojnë një finale europiane dhe deri atëherë nuk do të ketë kontakte me “Zonjën e Vjeter”. Ish-trajneri i Napolit mbi të gjitha intrigon Andrea Agnelli, që mund ta tentojë deri në fund, nëse trajneri toskan shkarkohet në përfundim të sezonit. Pochettino është një opsion më i komplikuar për angazhimin e lartë dhe raportin më solid me Tottenham krahasuar me atë që Sarri ka me Chelsea.

Tashmë për t’u përjashtuar përfundimisht rrugët për Pep Guardiola dhe Antonio Conte: i pari ka thënë jo-në e tij në konferencë për shtyp disa ditë më parë, i dyti është duke zyrtarizuar lidhjen e tij me zikaltrit. Edhe pse surprizat janë gjithmonë pas porte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *