• |
ide | kryesore

Napoli hap dyert për De Rossi, por jo Icardi. De Laurentiis tregon ku do të shkojë Allegri

Sport



“De Rossi do ta merrja menjëherë. Edhe me probleme fizike e anagrafike është një sportist i vërtetë”. Kështu, presidenti i Napoli De Laurentiis ka shprehur konsideratën e tij për kapitenin e Romës. “Jam i sigurtë se do të jetë përsëri një fitues, duke gjetur skuadrën e tij të re – ka thënë ADL në përfundim të Race for the Cure, në Romë – “Icardi? E doja para tre vjetësh, kur e kontaktova, sot kemi Milik që është një sulmues i madh”.

Mbi sezonin e Napolit presidenti mundohet ta shohë gotën gjysëm plot: “Besoj se nuk mund të ketë zhgënjim për një shoqëri që është në Europë prej 10 vjetësh”. De Laurentiis nuk është nga ata që nuk përzihet me punën e të tjerëve, sidomos kur të tjerët janë Juventus: “Problemi është se pas pesë vjetësh është e vështirë të motivosh përsëri lojtarët e publikun. Agnelli ka qenë i pakapshëm në diskutimin e tij. Për të ecur para duhet rinovim. Besoj se Allegri do të shkojë tek Bayern ose Psg. Mendoj se Bayern është vendi i duhur për një trajner si ai, e ku ndoshta mund të kërkojë të fitojë Champions League aq të dëshiruar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *