• |
ide | kryesore

‘Rrokadë’ Pochettino-Allegri, por Roma mund të prishë punë…

Sport



Divorci mes Juventus e Massimiliano Allegri ka lënë të hapur dy pista merkato: profili që do të ulet në pankinën bardhezi dhe e ardhmja e teknikut livornez. Nëse në rastin e parë është një garë me pesë pretendentë, në të dytën duhet pritur nëse Allegri do të bëjë vitin e tij të pushimit, apo do të ulet në një tjetër pankinë, ku të interesuarit nuk mungojnë dhe së fundmi është vënë në listë edhe Roma.

Corriere dello Sport bën të ditur se James Pallotta, që po kontestohet nga tifozët për lamtumirën e De Rossi, kërkon një emër të rëndësishëm trajneri për të zëvendësuar Claudio Ranieri. Presidenti verdhekuq ka kërkuar informacione mbi situatën e Allegri. Edhe Juventus është i interesuar në këtë pikë, sepse një vit pushim i Allegri do të thotë një pagesë e plotë të vitit të mbetur në kontratë prej 15 milionë euro, ndërsa nëse tekniku ulet në një pankinë do të vazhdohet me zgjidhjen konsensuale të kontartës.

Të rejat vijnë nga Anglia dhe sipas asaj që shkruan ‘Sunday Express’ Allegri mund të shkojë tek Tottenham, për të zëvdendësuar Marurizio Pocchettino që do të mbërrijë në Torino. Tekniku argjentinas, pas gjysëm-finales së Champions League kundër Ajax ka lënë të hapur mundësinë e largimit në fund të vitit, pavarësisht rezultatit në finalen që do të luhet në Ëanda Metropolitano. Tekniku toskan në anën tjetër është i joshur nga një aventurë në Angli, por planin perfekt mund ta komplikojë ndërhyrja e Romës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *