• |
ide | kryesore

VIDEO/ Përleshje mes anëtarëve në mbledhjen e LDK-së

Lajme, Të fundit



Një përleshje fizike ka ndodhur sot gjatë Kuvendit Zgjedhor në Degën e LDK-së në Mitrovicë ku janë në garë për kryetar të kësaj dege Safet Kamberi dhe Faton Peci. Mësohet se përleshja ka ndodhur si shkak i pakënaqësive mes delegatëve të kësaj dege, për shkak të zgjedhjes së kryetarit të ri.

“Telegrafi” që thotë se ka komunikuar me zëdhënësin e LDK-së, Besian Mustafa ka konfirmuar përplasjen, por ai ka thënë se më vonë do të japë detaje më të hollësishme. Mustafa ka thënë se përleshja ka ndodhur në njërën nga nëndegët e kësaj partie në Mitrovicë. LDK ka hyrë në procesin e zgjedhjeve të brendshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *