• |
ide | kryesore

Video/ Wilder kampion për 137 sekonda: shikoni KO e dhunshëm që hodhi në ring Breazeale

Sport, Video



Deontay Wilder është rikthyer në ring i frikshëm duke shkatërruar Dominic Breazeale, e duke e hedhur KO në raundin e parë! Amerikani është konfirmuar Kampion i Botës WBC në peshat e rënda duke e mbyllur sfidën në 2’17”: aq i mjaftuan 33 vjecarit për të likuiduar bashkëkombasin që pak mundi të bënte kundër gjigantit nga Tuscaloosa.

The Bronze Bomber, në mbrojtjen e 9 të titullit (tani ka një rekord prej 41 fitoresh e 1 barazimi), vinte nga barazimi spektakolar me Tyson Fury në dhjetor (kur nxorri KD dy herë anglezin, që arriti të ngrihej gjithnjë) e në ringun e Barclays Center të Brooklyn tregoi provën e forcës.

Deontay Wilder e kishte ndezur ambjentin me deklarata shumë të forta, duke u shprehur se do të donte të vriste dikë në ring (“është i vetmi vend ku vrasja është e ligjshme”) e nuk i ka lënë vend interpretimeve: e shkatërroi rivalin me tre të djathta vdekjeprurëse, që goditën Breazeale në mjekër duke e përplasur për tokë.

Tani Wilder do të sfidojë më në fund Anthony Joshua në ndeshjen që do të vlejë unifikimin e të gjithë titujve në kategorinë mbretëreshë. Britaniku duhet të mbrojë brezat e WBA, WBO, IBF, IBO në 1 qershor kundër Andy Ruiz në Madison Square Garden të Neë York, e pastaj do të nisin bisedimet për duelin…

https://www.youtube.com/watch?v=8H_Gu07GbZw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *