• |
ide | kryesore

“Zëri i Amerikës”: Në përgjimet e Dakos kanë dalë edhe gjyqtarë dhe prokurorë

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje kryetarin socialist të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, lidhur me hetimet që po zhvillohen mbi veprimtarinë kriminale të një grupi personash në Shijak, të arrestuar gjatë operacionit Vol-Vo 4 vitin e kaluar.

Emri dhe zëri i zotit Dako është regjistruar në biseda telefonike të përgjuara antarëve të këtij grupi kriminal, i cili krahas trafikimit të narkotikëve, dyshohet për shitblerjen e votave në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017.

Mediat vendore po raportojnë se zoti Dako është pyetur nga prokurorët për mbi 5 orë të enjten e kaluar mbi përmbajtjen e përgjimeve të përfshira në “Dosjen 339”.
“Zoti Dako është pyetur për llogari të hetimeve të hapura mbi këtë çështje mjaft të bujshme gjatë së enjtes, nga ora 15 deri në orën 20” – njoftoi televizioni Top Channel, duke shtuar se së fundi janë pyetur edhe zyrtarë të tjerë të pushtetit vendor në Durrës dhe Lezhë.

Kryetari i bashkisë bregdetare, Vangjush Dako, i ka hedhur poshtë më parë dyshimet për blerje votash përmes bashkëpunimit me grupe kriminale, duke thënë se ata i takonte si qytetarë të Durrësit, si mbështetës të tij dhe si veprimtarë elektoralë, por së fundi nuk ka dhënë detaje në media pas seancës së pyetjeve në prokurorinë e krimeve të rënda.

Prokurorët vazhdojnë të zbardhin volume të tëra përgjimesh telefonike mes pjesëtarëve të grupit, që, sipas prokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku, janë regjistruar në gjithsej 700 compact disqe.

Në përgjimet voluminoze, krahas zotit Dako, jo zyrtarisht mësohet se u kanë dalë emrat edhe disa zyrtarëve të tjerë të pushtetit vendor, si dhe disa gjyqtarë e prokurorë, të cilët mund të pyeten në vazhdim të hetimeve.

Gjykata e Krimeve të Rënda refuzoi sërish kërkesën e njërit prej të arrestuarve, Altin Avdyli, i njohur me nofkën “Niçja”, i cili u mbajt në arrest me burg.

Gjatë operacionit Vol-Vo 4 u arrestuan 74 persona, të cilët nga hetimet kanë kryer disa vepra penale si trafik i drogave, falsifikim i dokumenteve zyrtare dhe ndërhyrje të paligjshme në procese zgjedhore. /VOA



9 Comments

  1. MOS U MERZISNI SE PO I RREGULLOJNE LETRAT KURVAT . KOT NUK U ZGJATEN KAQ SHUME , I JAPIN ZGJIDHJE ALLA RIPICKASH

  2. Bobobo cfare dosjesh fantastike per t’u zbardhur! Kriminele, politikane dhe gjygjtare bashke. Nje lloj tangentopoli.
    Denojini qe te shpetoi shqiperia. Po kush ta beje? Drejtesia qeka vete ne konflikt interesi. Nese ka ceshtje per te cilen duhet kerkuar hetim nga nderkombetaret eshte pikerisht kjo, dhe nese ka ceshtje qe duhet te hetohet eshte pikerisht kjo.

  3. Binom ideal – Xhuxhi me Viganin!
    Po shpetoi njeri, shpeton tjetri.
    AMA, PO E HENGRI NJERI, TJETRI BRENDA 24 OREVE!

  4. Ky lajm ka dy dite qe eshte botuar nga top Chanel,voa thote ate qe topi e nxorri dhe lapsi thote zeri amerikes hajde portal hajde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *