• |
ide | kryesore

“51 milionë euro për t’u larguar, ose luaj golf”: Bale kërcënon Real Madrid

Sport



Mes Gareth Bale e Real Madrid divorci është lajmëruar prej kohësh, por lamtumira e uellsianit nga Casa Blanca rrezikon të bëhet një telenovelë. Seria e fundit e përplasjes është vënë në skenë pas ndeshjes së humbur nga merengues kundër Betis Sevilla, pas një tjetër sfidë të kaluar në pankinë për Bale, të cilit përsëri Zidane Nuk i rezervoi asnjë minutë (“Nuk do ta fusja në lojë edhe sikur të kasha katër zëvendësime” deklaroi tekniku në konferencë për shtyp).

Në përfundim të takimit, uellsiani, i fërshëllyer shpesh nga Bernabeu gjatë vitit, pavarësisht se është shënuesi i dytë më i mirë sezonal i Real, nuk shkoi të përshëndeste tifozët bashkë me pjesën tjetër të skuadrës, por u fut me shpejtësi në dhomat e zhveshjes.

E pikërisht brenda dhomave të zhveshjes Bale ka shfryrë inatin tek disa shokë të skuadrës, sipas asaj që tregon Radio Estadio, duke thënë: “Kam ende 3 vjet kontratë. Nëse duan që të iki duhet të më paguajnë 17 milionë në vit. Përndryshe qendroj këtu, edhe po të luaj vetëm golf”.

Për momentin kontrata e tij me merengues është në skadencë në qershor 2022, por nëse do të ndryshojë ambjent, hipoteza më e mundshme është rikthimi në Premier League, me Tottenham e Manchester United që mund të bëjnë një tentativë. Uellsiani ndiqet edhe nga Inter, por vështirë se zikaltrit investojnë në një lojtar 30 vjecar me një pagesë që kalon me shumë, 10 milionë euro në vit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *