• |
ide | kryesore

A do të performoj sërish Britney Spears?

Paparazzi, Slider



Disa muaj pas problemeve me shëndetin mendor, Britney Spears është shfaqur e buzëqeshur ndërsa bënte shopping me të dashurin e saj Sam Asghari.

Britney kaloi një muaj në spital psikiatrik dhe ish menaxheri i saj, Larry Rudolpz tha se këngëtarja mund të mos performojë më kurrë.

Komentet e tij nxitën alarmin mes fansave, por këngëtarja vendosi ti qetësojë.

Ndërsa po bënte shopping me të dashurin në Camarillo Premium Outlets në Los Angeles, jo shumë larg shtëpisë së saj, një fotografi iu afrua dhe e pyeti në lidhje me thashethemet.

“Britney shumë njerëz mendojnë se ju nuk do performoni sërish,”-i tha ai këngëtares.

Dhe ajo iu përgjigj: “Aw”.

Por fotografi insitoi me pyetjen dhe vazhdoi: “A do të shohim sërish duke performuar Brit?”

“Sigurisht,”-iu përgjigj Britney, e cila më pas hypi në makinë dhe u largua së bashku me Asghari.

https://www.youtube.com/watch?v=1zzLXI_qPrs



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *