• |
ide | kryesore

Berluskoni ironik: “Gattuso i zoti? Më bëni pyetje tjetër”. Pickimi për Leonardon edhe më i fortë…

Sport



Silvio Berlusconi mund të mos jetë më presidenti i Milan, por mendjen në kampin kuqezi e ka gjithnjë, sidomos kur punët nuk shkojnë edhe aq mirë. Ish-numri 1 ka për të gjithë, nga tekniku Gattuso tek Drejtori Sportiv Leonardo, por për teknikun është ironik, ndërsa për brazilianin aludues: “Nëse jam dakord me Gattuso që ka thënë se është i zoti? Hm… pyetja rezervë?”

Nuk mund të shkonte pa një pickim braziliani, që me gjithë lëvizjet në merkato, nuk duket të ketë garantuar një skuadër me baza solide: “Merkato e tij? Duke e ditur që ka shpenzuar më shumë se sa 400 milion mes pronësisë kineze dhe asaj aktuale, Milani që zbret në fushë nuk shpreh këtë vlerë” shprehet Berlusconi.

Në fund edhe një variant taktik për Milan, ashtu si në fund të fundit, Berlusconi e ka patur gjithnjë, kur vinte puna për rreshtimin e kuqezinjve: “Milan ka arritur të më bëjë presidentin e klubit futbollistik që ka fituar më shumë në historinë e futbollit botëror, që do të thotë me dy sulmues, me një trekuartist pas shpinës së dy sulmuesve. Mes dy sulmuesve do të vendosja Suson që është lojtari me cilësinë më të madhe tek Milani dhe që sot luan shumë i tërhequr në gjysmëfushën tonë. Jam i bindur që kjo do të ishte themelore”.

E ndërkohë, Liga e Futbollit, me një komunikatë zyrtare publikuar pikërisht në faqen e saj zyrtare të internetit ka zyrtarizuar datat dhe oraret e javës së 38-të dhe të javës së fundit të kampionatit të Serisë A, 2018-2019. Milan, i impenjuar në luftën për kualifikimin për sezonin e ardhshëm në Champions League, do ta zhvillojë ndeshjen e saj të fundit sezonale me Spal të dielën e 26 majit në ora 20:30 dhe në të njëjtën kohë me Atalantan, Interin dhe Romën, rivalët e saj direkt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *