• |
ide | kryesore

Deputeti britanik Nigel Farage sulmohet me “milkshake”(VIDEO)

Planet



Kryetari partisë “Brexit” dhe deputeti britanik, Nigel Farage, është sulmuar me një pije që ka në bazë të përbërjes qumështin (milkshake) në qendër të qytetit të Newcastle-it të Britanisë së Madhe. Në mënyrë të ngjashme, janë përballur me incidente të këtij lloji edhe kandidatët e së djathtës ekstreme gjatë fushatës për zgjedhjet evropiane, që do të mbahen përgjatë intervalit 3-ditor 23-26 maj.

Euroskeptiku Farage u duk të jetë i zemëruar pas incidentit dhe është dëgjuar të ketë thënë “ky është dështim i plotë”, derisa forcat e sigurisë po e largonin nga vendngjarja. “Për fat të keq, disa përkrahës të qëndrimit në BE janë radikalizuar në masën që fushata normale po bëhet e pamundur.”- e komentoi Farage sulmin në një postim në llogarinë e tij personale në “TWitter”.

Sakaq, Policia e Northumbrias ka arrestuar si autor  sulmit një 32-vjeçar.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *