• |
ide | kryesore

Deputetja e opozitës fasadë të Edi Ramës del garant për listën e Aleancës Kuq e Zi në 25 bashki

Lajme, Të fundit



Deputetja, Elda Hoti e cila u betua në Kuvendin e Shqipërisë më 13 mars të këtij viti, ka nënshkruar për Alenancën Kuq e Zi, në mënyrë kjo e fundit të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Kujtojmë se Hoti mori mandatin e deputetes e dalë nga listat e LSI në Lezhë, por ajo u përjashtua nga kjo parti pas pranimit të mandatit, ndësra sot ka depozituar në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve nënshkrimin e saj.

Hoti tashmë ka dalë garant për listën e Aleancës Kuqezi në 25 bashki për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ajo bëhet në këtë mënyrë kontributore e zgjedhjeve fasadë të Edi Ramës më 30 qershor.

Kryeministrit i duhen sa më shumë parti në zgjedhje për t’i paraqitur ato si normale, prandaj dhe deputetët e opozitës fasadë të tij dalin garant për subjekte të tjera të papërfillshme.

 



4 Comments

  1. Pse nuk investigojne pak te ai trendy-isti sa lek mori nga rama kur kishte aleancen ? Dhe pastaj te njejten gje te bejne dhe me ben blushin jane qe jane

  2. Rrumpallone Arnautistani! Disa vijne, disa ikin! Bageti e bujqesi! Cdo njeri hyn e del nga Parlamenti, i cili eshte kthyer ne nje bordell qe po konkuron bindshem ate bordellin me drita tek bulevardi. Kuptohet, bordelli i bulevardit eshte me cool, se ka drita, si makina e Tomes tek filmi “Flutura ne kabinen time”. 🙂

  3. Domethen kjo cuca nuk eshte deputete e LSIse. Joooo. Kte e morri Rama nga rruga dhe e boni deputete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *