• |
ide | kryesore

Donnarumma tremb Milan: “Nuk flas për të ardhmen”, e tek porta është PSG

Sport



Gianluiggi Donnarumma, me ndërhyrjet e tij, ka shpëtuar Milan. Nëse ai 11 metërsh i Ciano do të kishte hyrë në rrjetë kuqezinjtë do të kishin tjetër ndoshta tjetër renditje tani. E kështu, nëse skuadra mund ende të ëndërrojë kualifikimin në Champions League është edhe për meritë të padiskutueshme të portierit të saj, të kthyer në nivel të larta.

Por me kuqezinjtë tani të lumtur për rikthimin e portierit si protagonist, cështja shqetësuese është një tjetër. Donnrumma, pas ndeshjes me Frosinone, duke u larguar nga San Siro, ka turbulluar ujërat, me fjalët (“Nuk flas për të ardhmen time”).

Shumë dilema vërtiten mbi portierin kuqezi. Pas lamtumirës së Mirabelli, në kontrast të hapur me Mino Raiola, ardhja e Leonardo kishte rihapur bisedimet për rinovimin e kontratës së tij në skadencë pas dy vjetësh. Tani në fakt është projektuar një tjetër skenar, sidomos me paqartësitë për fatet e klubit, që pret vendimin e Uefa-s.

Mungesa e kthimit në Champions mund të provokojë shitjen e Donnarumma për motive financiare. Mungesa e hyrjeve të rëndësishme nga Champions (50 milionë), mund të zëvendësohet nga Psg, që nuk heq dorë nga portieri, që në Paris do të shkojë deri në 8 milionë euro në sezon (dy më shumë nga paga aktuale).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *