• |
ide | kryesore

Dukej i shëruar, por ndodhi tragjedia: Inter qan Maicol Lentini, talentin e sektorit të të rinjve

Sport



“FC Internazionale Milano merr pjesë në dhimbjen për humbjen e të riut Maicol Lentini. Pronarët, drejtuesit, Sektori i të Rinjve zikaltër, në të cilën Maicol ka qenë pjesë, skuadra e tifozët, i janë pranë familjes së tij në këto ditë me dhimbje të madhe”. Me këtë komunikatë ngushëllimi Inter ka lajmëruar vdekjen e talentit premtues të sektorit të të rinjve zikaltër. Në 2017, 15 vjecari kishte braktisur aktivitetin si pasojë e një sëmundje dhe historia e tij kishte mallëngjyer botën e futbollit.

Maicolit ultràsit zikaltër i kishin dedikuar një banderolë në San Siro (Maicol Lentini, shumë urime kampion. ‘Nord’ është me ty) e ish-kapiteni Mauro Icardi kishte vendosur një shirit në krah në nderim të tij me shkrimin (Urime Maicol, mos u dorëzo). Homazhe të ndjera, për të treguar afërsinë e ambjentit zikaltër për të riun e për ta ndihmuar të mos dorëzohej. Fatkeqësisht kur dukej se situata po jepte sinjale pozitive, 15 vjecari është ndjerë keq papritur dhe nuk mund të bëhej më asgjë për të.

Menjëherë edhe ultras Curva Nord kanë shprehur afërsinë me familjen në këtë moment të dhimbshëm, përmes një mesazhi ngushëllimi emocionues. “Curva Nord i qendron pranë familjes së Maicol – shkruhet në tekst -. I shprehëm mbështetjen tonë kur një sëmundje e pashpjegueshme e largoi nga sektori i të rinjve të Inter. Ishim ndjerë mirë nga lajmi se dukej gati plotësisht i rikuperuar, edhe pse duhet të qendronte larg Inter, e për këtë sot shprehim akoma më me forcë afërsinë tonë me familjarët dhe dhimbjen e madhe për humbjen e tij. Ciao Maicol”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *