• |
ide | kryesore

E lidhur me një nga binjakët e Al Pazar? Çfarë thotë Jonida Maliqi

F1, Paparazzi



Një lidhje e re në showbiz-in shqiptar po përflitet bujshëm sot në mediat shqiptare.“Anabel” shkruan se 3 vite pas divorcit me ish-partnerin prej 17 vitesh, Gent Prizreni, Jonida Maliqi është në një romancë me aktorin e humorit të “Al Pazar”, Romeo Veshaj. Sipas portalit, thashethemet e para nisën në gusht të një viti më parë, kur Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi shiheshin të postonin foto në ambiente të njëjta. Madje zërat u shtuan kur Romeo publikoi një foto me një vajzë misterioze brune, për të cilën ndjekësit thanë se ishte Jonida.


“Iconstyle.al” kontaktoi personalisht me këngëtaren Jonida Maliqi, e cila është ende nën ethet e garës në Eurovision ku dha një performancë të jashtëzakonshme të shtunën.Këngëtarja nuk pranoi të fliste për lajmin duke thënë se nuk dëshiron që jeta e saj private të bëhet publike

“Jeta ime personale, dua të mbetet e tillë”, u shpreh Jonida duke mos konfirmuar asnjë gjë rreth romancës së përfolur me aktorin.

Ata e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, madje aktori i “Al Pazar” ashtu si çdo artist shqiptar, ishte një ndër mbështetësit e flaktë të Jonidës për garën e saj në Eurovizion.Por duke qenë se kjo nuk vërteton asgjë për raportin mes tyre, e vetmja gjë që na mbetet është t’ia lëmë kohës.Nga ana tjetër, kjo është hera e parë që Romeo përflitet për jetën e tij romantike, ndryshe nga i vëllai binjak Donald, për të cilin thuhet se po jeton një romancë me moderatoren Bora Zemani. Dyshja ende nuk ka konfirmuar asgjë për mediat.

 

View this post on Instagram

 

#3-shat @romeoveshaj @donaldveshaj

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on



1 Comment

  1. Jonida, dy binjaket dhe Bora jane te gjithe nga Vlora. Miqesite ndermjet tyre jane te mundshme sepse kane gjera te perbashketa. Per te tjerat…i dine vete ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *