• |
ide | kryesore

Gazetari i “Bild”: Në Shqipëri kam parë laborator heroine

Lajme, Të fundit



Gazetari i “Bild” Peter Tiede në një intervistë për emisionin “A show” në News 24 foli për shkrimin e tij të publikuar disa ditë më parë ku citonte se “Shqipëria ishte një shtet mafioz që udhëhiqet nga gangsterët”.

Ai komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili ka theksuar se gazeta gjermane është e stilit “bulevardeske”, që nuk thellohet në çështje, por gazetari shtoi se artikulli është i saktë dhe sipas tij, Rama më parë duhet të tregojë se pse nuk funksionojnë disa institucione në Shqipëri dhe jo të merret me median gjermane.

“Ai ka të drejtë se ne jemi një media bulevardeske, por artikujt tonë janë të shkurtër sepse ky është stili i kësaj mediaje. Këto janë gazeta që citohen dhe iu referohen më shumë në Gjermani dhe në të gjithë botën. Sigurisht se zoti Rama duhet të përballet me argumentet se pse nuk funksionojnë Gjykata Kushtetuese dhe disa institucione të tjera dhe a është e lirë media në Shqipëri.

Këto duhet t’i shpjegojë Rama. Unë kam parë edhe laborator heroinë në verën e vitit 2016, sepse kam qenë dhe kam udhëtuar në Shqipëri. Thuhet se 70% e kanabisit që shitet në vendet perëndimore se vjen nga vendi juaj. Në Durrës vjen kokainë nga Kolumbia. Janë gjetur në vendin tonë kontejnerë që përmbanin kokainë që e kishin porositur kriminelët. Po bëjmë një material dhe po hetojmë mbi mafien shqiptare” – tha gazetari.



13 Comments

  1. Ku i ka pare ky gazetar gjerman bythqir?
    Si nuk i ka bo na i foto kur i ka pa ky miku i irfanit ?
    Ne portin e hamburgut vijne sasira kolosale me droge nga amerika latine cdo dite.
    Mos bini kaq poshte o gazetar, n q se e keni personale me ramen , boni loje tjeter jo kundra shqiperise

  2. Parate qe ke mare te bejne qe te thuash te gjithe informacioni qe ke mare ke shqupi,keto fjale ka 6 vjet qe hane MUT,por ne kete MUT eshte perfshire dhe nje gjerman kjo eshte cudi,por parave dhe gjermani bukes,buke i thote njelloj si ceceni salihut

  3. 4 komente pernjehere nga cendrifuga me lart kisha dite qe s’kisha pare.
    E fugshpum, grahmat e fundit???

  4. Thuhet qe ka pare dhe aliene ne rroskovec me basirin. Ose iu ka duk basiri si alien.
    Nuk ka qene laborator heroine o palle gjermane, por laborator per testimin e farave te susamit.

  5. Qelbesirat.pabuksat vazhdojne ne cdo Form te mbrojn te keqen.marin Si shembull edhe Intrigen e fjalorin e kryerilindasit.Turp

  6. po ky i paska par e nuk paska denoncu? po ca gazetar vk qeke. mir ne shqiperi se kan frik, po ti qe e mban veten me integritet. denoncoi ne interpol po nuk ke besim te policia shqiptare. denoncoi se ke per ta par vijni i kapin ata pa u then fare policeve shqiptar. gjithmon nqs eshte e vertet kjo qe thua dhe nuk eshte thjesht propagand.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *