• |
ide | kryesore

Haradinaj në vështirësi, LDK paralajmëron mocion mosbesimi

Planet



Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë me dije se gjatë kësaj jave do të zhvillojë një takim me drejtuesin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin  dhe kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmetin, për të diskutuar mbi veprimet që do të ndërmarrin për mocionin e mosbesimit ndaj koalicionit PAN, që e fajësojnë për mungesë dobishmërie në qeverisje.

“Miq të nderuar, gjatë kësaj jave do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN. Po ashtu, gjatë javës, do të ftoj edhe Kryetarin e PSD-së, z. Ahmeti të diskutojmë dhe të merremi vesh për veprime të përbashkëta.”- njofton përmes një postimi në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Facebook”, ish-kryeministri Mustafa.

Eksponentë të LDK-së kanë shfaqur prej kohësh gatishmërinë për mbajtjen e një mocioni mosbesimit ndaj qeverisë së koalicionit PAN, ku bëjnë pjesë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e drejtur nga kryeministri Ramush Haradinaj, Partia Demokratike e Kosovës me ne krye Kadri Veselin dhe Nisma për Kosovën, e udhëhequr nga zv.kryeministri Fatmir Limaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *