• |
ide | kryesore

Ironia e mediave austriake: Në Shqipëri një video-përgjim të bën President

Lajme, Të fundit



Austria u trondit nga publikimi i një video-përgjimi nga dy gazetat më të mëdha gjermane. “Der Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung” nxorën një video të zv.kancelarit austriak Heinz-Christian Strache që i premtonte mbesës së një oligarku rus tenderë dhe favore nëse ajo do të blinte një gazetë austriake për t’i dhënë mbështetje në zgjedhje.

Menjëherë pas publikimit të videos ai dha dorëheqjen nga qeveria dhe nga partia. Kancelari Sebastain Kurtz prishi koalicionin me forcën e tij “Partia e lirisë” dhe vendi shpalli zgjedhjet e parakohshme brenda 24-orësh. Me këtë rast mediat austriake nuk e kanë kursyer ironinë, duke sjellë në vëmendje Shqipërinë.

Gazeta “Klaine Zeitung” sjell në vëmendje vitin 2011 tek shkruan: “Një video inkriminuese nuk duhet të çojë drejt fundit të karrierës politike, por mund të të ndihmojë në ngritjen drejt majave, siç tregon shembulli i Ilir Metës në Shqipëri.

Një kamera kapi zv.kryeministrin në bisedime për marrëveshje korrupsioni me ministrin e tij të Ekonomisë. Përgjimi u dërgua në media, por nuk u pranua si provë. Nëse te ne një video e tillë të çon në zgjedhje të parakohshme, në Shqipëri, gjykata të nxjerr të pafajshëm dhe bëhesh President” – shkruan gazeta austriake.

Artikulli përmend protestat e shumta qe u mbajtën atë kohë nga socialistët në opozitë, të cilët më pas hynë në koalicion me partinë e Metës dhe e bënë atë edhe President të vendit. ©LAPSI.al



15 Comments

  1. Thoni c’te doni ju, po edhe Likja kishte aq pale tru sa te kuptonte se duhej dhene menjehere doreheqja. President pastaj e beri Edvini, qe nuk e ka konceptin e nje gjeje te tille.

  2. Gabimi i pafalshem i Saliut! LSI me gjase do merrte fund dhe PD me siguri do kalonte dite me te mira tani. Ai ishte mekati fillestar qe po e vuan akoma PD dhe vendi.

  3. Sikur Saliu te dorehiqej dhe therriste zgjedhje te parakohshme kur dolen hajdutlliqet e likes, do shenonte nje standart te larte ne politiken shqiptare, do ishte nje moment i pakontestueshem, dhe sala do cimentonte figuren e politikanit pakompromis, sot shqiperia …. e kupton njeri sa momente te medha jane keto…… sikur mbreti zog te zgjidhte rrugen e veshtire te luftonte sikur 4 dite kunder italise komunizmi nuk do ishte instaluar kurre… po kaq i rendesishem do ishte dhe momenti i sales…

    1. E vertete. Por sic u tha edhe me lart, gjithcka shkoi per mut ne momentin qe Saliu beri qeveri me Liken, qeveri ne te cilen Likja nuk ishte gje tjeter vecse vegel per te ndenjt ne pushtet me cdo kusht. Sa per Zogun, mendoj qe komunizmi ishte i pashmangshem cfaredo te bente Zogu ne ate moment. Jo vetem qe kishte dekada te tera keqqeverisjeje ne kurriz por as shqiperia nuk kishte tradite e kapacitete intelektuale te mbrohej nga demagogjite e komunizmit.

    2. Likja nuk vidhte vetem per vete, ishte sekser edhe per Salen apo Xenin. Ki parasysh njehere ne Kuvend (Kur ishte Kryetar Kuvendi) Meta i tha Sales “E kam dhene njehere doreheqjen per Xenin, se jap prap”. Dmth, mut njeri e kak tjetri.
      Sa per Zogun ki parasysh ishte shtet shume i ri, i varfer, plot me spiune te Italise e jo vetem. Ne nje mbledhje te Zogut me deputetet me me reputacion, Thoma Orollogaj hodhi idene qe ti behet nje qendrese e pashembullt Italise pavaresisht se prap do na pushtoje por do vendosim nje precedent historik, qe nese here tjeter ne histori Italia vendos te kryej prap agresion, ta kete parasysh. Keshtu u ra dakort. Por me vone u mor vesh sesi spiunet e Italise ne radhet e ushtrise kishin sabotuar ne armatime e tjera, nda Zogu nu beri thirrje me besnikeve qe kishte si Bazi i Canes qe te benin qendrese. Zogu do te rrinte, por kabineti i kerkoi te ike ndryshe sdo kete kush te organizoi qendrese nese u vriste ai.

  4. Salistat ose jane te trashe, ose jane naive qe besojne akoma te doktor mortja.

    Po pyeteni njehere veten pse eshte Medi Gerdeci ne politike? Shumekush di vetem per perlyerjet me Zenin, po jane edhe ato me Argiten dhe spitalin ushtarak.
    Pse u katapultua Luli minister direkt nga Kosova pa asnje kontribut ne PD. Tamam, Argita.
    Po kshu edhe Ilir Meta asokohe e kishte Salen ne tave.

    Po tani pse po i bo Luli gjith keto rremuja. E tha Bamiri te real story. As Luli as Sala nuk i kane letrat ne rregull per 21 Janarin.

    Ne momentin qe ata marrin garanci nga drejtesia, direkt bohet marreveshja. Deri tani, Edi ose ndihet i forte e nuk jep garanci, ose nuk e ka me ne dore situaten me drejtesine. Sido qe te jete militantet kane per te honger tullumin.

    1. Topi prej lecke i Ramës, do të bënte mirë që të përshkruante në “kujtimet” e tij, apo ne deklaratat tek Topi i socialistëve, se si i ndodhi që votën për Ramëb e futi në kuti të gabuar
      A nuk ju tërheq vëmendjen se si Topi ashtu edhe Patozi thirren nga mediat e kapura nga Rama e “rëfehen” tek ata si tek prifti ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *