• |
ide | kryesore

Kompleksi famëkeq i pallateve në Itali, ku janë xhiruar skenat e serialit “Gomorra” do të prishet

Paparazzi, Slider



Kompleksi famëkeq i pallateve në Itali, ku janë xhiruar skenat e serialit “Gomorra” do të prishet pasi banorët fituan një betejë ligjore që zgjaste prej një dekade.

E lidhur prej kohësh me krimin e organizuar dhe mjerimin, kompleksi “La Vele” ka qenë një bllok masiv në periferinë e Napolit, Scampia. Por, për një periudhë të gjatë kohe, zona mund të konsiderohej një qendër e madhe tregtare e drogave.

Kompleksi u ndërtua në vitet 1960 për të siguruar banesa pranë qytetit të Napolit për klasën punëtore, por me kalimin e viteve ata mbetën të izoluar dhe u ndjenë gjithnjë e më të braktisur.

Lagjja frymëzoi shkrimtarin Roberto Saviano për të shkruar romanin e tij “Gomorrah”, të shndërruar më vonë në film e më pas në një serial dramatik. Ishte pikërisht imazhi negativ i krijuar që nxiti banorët për të përshpejtuar rinovimin e zonës, duke kundërshtuar shtëpitë me cilësi të ulët që iu ofroi Qeveria.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *