Një takim informal është zhvilluar mbrëmjen e së hënës në Durrës. Nga Prishtina ka udhëtuar kryeministri Ramush Haradinaj i cili ka takuar Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta. Ka qenë ky i fundit që ka zbuluar takimin në një postim në Facebook.
“Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët evropiane” – shkruan Meta.
Edhe Haradinaj ka bërë një koment në faqen e tij të Facebook: “Qëndrime unike me Presidentin Ilir Meta për temat me rëndësi për Kosovën e Shqipërinë”.
Në Shqipëri ndodhet këtë të hënë edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi që ka dhënë një intervistë në Top Channel. Por ndërsa është tashmë e përvijuar miqësia e Thaçit me kryeministrin Rama, në krahun tjetër, Haradinaj ka forcuar marrëdhëniet me kryeministrin Meta të dy kundërshtarë të ndryshimit të kufijve. ©LAPSI.al
Ngjajne si dy pika muti me njeri tjetrin
Ne shpellaret thojme:”Me thuaj me ke rrin,te te them kush je”.
Z.Haradinaj qendroji larg Like arit!?
Ka me te fute edhe ty ne thark!?
I njejti gjiriz Rama-Iliri e sorollop!
KUJDES HARADINAJ!!!
Katnari me katnarin. Kokcepshi me kokshtangen. Ceceni me florixhiun
7%
haradinaj eshte ca si loqe po ky eshte rrufjan hajdut, eshte horr.