• |
ide | kryesore

Lefter Koka: Pse mbështeta Astrit Patozin të hyjë në zgjedhje

Lajme, Të fundit



Për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit Partia Bindja Demokratike e Astrit Patozit duhet të kishte mbështetjen një deputeti në 6 muajt e fundit në Kuvendin e Shqipërisë. Aktualisht kjo forcë politike e ka në Kuvend, Andi Përmetin, por ai ka vetëm disa javë dhe jo 6 muaj sikur e kërkon ligji.

Në këtë situatë Bindja Demokratike u mbështet nga ish-deputeti i LSI-së, Lefter Koka. Por përse e mori këtë vendim Lefter Koka që vjen nga një parti e majtë të mbështesë një parti të djathtë për të hyrë në zgjedhje? Lefter Koka ka shpjeguar arsyet përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe si i majtë, nuk do i toleroja asnjëherë vetes të mos angazhohesha në një situatë të turbullt politike si kjo që vendi po kalon sot. Pa retorikë, pa mashtrime politike, por me kontribut real.

Fatmirësisht sot jam i lirë të mbështes çdo parti, kryetar partie apo individ që unë gjykoj se japin një garanci më shumë për të ardhmen e sigurt të vendit. Më duhet të ndaj mbështetjen për individin pasi sot fatkeqësisht shohim se individët shpesh kanë rol më të rëndësishëm se zëri i partisë” – shkruan Koka. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Mire qe te ka ty shqiperia Lefter trimi se ca do beheshim. Jepi o zotri me ca te mundesh sepse klanet tuaja ne durres duhet te bashkepunojne me qeverine qendrore.

  2. Ky paska te drejte ta leshoje -menderen-nga te doje dhe si te doje .Keta jane pseudo politikanet shqiptare qe po e mbajne peng kete popull ,kete vend ku hidhen dhe perdridhen per interesat e tyre sa majtas ,djathtas .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *