• |
ide | kryesore

Mik surprizë: në festën titull të Juventus është edhe objektivi i merkatos

Sport



Ishte edhe Paul Pogba në festën e Juventus, për titullin e tetë radhazi e për lamtumirën e Barzagli e të Allegri, në Torino. Një prezencë që nuk kishte si të kalonte pa vëmendje për shkak të fotove që përfunduan në rrjetet sociale, duke bërë të ëndërrojnë tifozët bardhezi. Mesfushori francez ka mbetur shumë i lidhur me Zonjën e Vjetër, pavarësisht rikthimit të tij tek Manchester United në 2016.

‘Radio mercato’ thotë se francezi është gjithnjë një përforcim i mundshëm për mesfushën bardhezi, por ta marrësh nga Red Devils mbetet një mision i vështirë, edhe për presidentin Agnelli. Vlerësimi prej më shumë se 100 milionë euro është impenjativ dhe shumë do të varet nga emri i trajnerit të ri të Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *