• |
ide | kryesore

Ngo’o lë në baltë Tiranën: anglezi nuk shënon prej 5 ndeshjesh

Sport



E pranon ose jo Tirana është në pozita delikate për rënien nga Kategoria, pavarësisht barazimit në ndeshjen direkte me Kastriotin që e ka mbajtur formacionin bardheblu 2 pikë para krutanëve, dy javë nga fundi. Problemi janë pikërisht ato dy javë, ku të parafundit Tirana do ta luajë në Lac, një ndeshje që premton shkëndija, për situatën konfliktuale mes dy klubeve, përpara se ta mbyllin me Flamurtarin.

Kryeqytetasit, sido të jetë, kanë nevojë për katër pikë në dy ndeshjet e fundit, për ta patur gjithcka në këmbët e tyre, por për këtë i duhen gola dhe pikërisht në sprintin final të sezonit, golat e kanë braktisur. Pesë ndeshjet e fundit, bardheblutë nuk kanë shënuar, ose kanë shënuar vetëm një gol, për një mesatare prej 0.6 gola për ndeshje. Ngo’o me dy rastet e humbura në ndeshjen vendimtare me Kastriotin, vetëm sa konfirmoi momentin jo që po kalon shtatlarti anglez. Që kur u kthye pas dëmtimit në gju, apo dënimit (mbaruan në të njëjtën kohë) qendërsulmuesi ka arritur në 5 ndeshje pa shënuar, duke e lënë ofensivën e Tiranës në këmbët e Hasanit apo Grecës, të vetmit që kanë shkuar në gol në 5 javët e fundit.

E nëse statistikat kombinohen me një mbrojtje shkatërrimtare, ku Abibi, Hoxhallari e të tjerët grinden kush të marrë vendin e parë të gafave, atëherë kaq nuk mjafton. Për ta bërë më dramatike situatën, vlen të përmendet edhe që në pesë ndeshjet e fundit Mema i është gëzuar vetëm një herë fitores me dy barazime e po aq humbje, pikërisht kjo që duhet shmangur në Laç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *